Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës respektivisht Këshilli Qëndror Grevist njofton opinionin e gjerë se Greva ka filluar në ora 07:00 ashtu siç ishte planifikuar në të gjitha Institucionet Shëndetësore të Kosovës dhe deri më tani të gjithë punëtorët i janë përgjigjur Grevës së Përgjithshme, përveç në QKMF – Shtime u informuam nga nënkryetarja e sindikatës në këtë qendër znj. Shehrije Morina se ka ndodhur një incident ku një qytetar ka thyer një xham në laboratorin e kësaj qendre mjekësore, me të cilin rast tani për tani është duke u marr Policia e Kosovës.
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës do të ju mbai të informuar lidhur me mbarëvajtjen e Grevës. Njëherit kërkojmë mirkuptimin nga ana e qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Këshilli Qendror Grevist i FSSHK-së
DEC
2019