Lajme dhe Ngjarje

Komunikatë për media

Posted by:

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kryesisë së saj me datë 06 Dhjetor 2019 pas diskutimit në lidhje me situatën aktuale të krijuar pas dërgimit të Ligjit nr. 06/L-111 mbi Pagat në sektorin publik nga ana e Avokatit të Popullit në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e përputhshmërisë së tij me Kushtetutën  ka marr vendim që  të Mërkurën me datë 11.12.2019  të mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Drejtues të FSSHK-së ku do të merren vendimet e mëtutjeshme në lidhje me veprimet sindikale.

Kjo bëhet pas marrëveshjes me SBASHK dhe SPK ku është vendosur që deri të Martën ti jipet hapësirë dialogut social.

Deri në mbledhjen e Këshillit Drejtues lutet anëtarësia e gjerë e FSSHK-së që të mos bie pre e manipulimeve të cilat vijnë nga qarqet e ndryshme politike dhe parapolitike.

Për çdo lëvizje apo veprim sindikal do të njoftoheni me kohë.

 

Kryesia e FSSHK-së

0
Creative Theme