Reagim i përbashkët nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës-SBASHK,
Federatë së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës-FSSHK si dhe
Sindikatës së Policisë së Kosovës-SPK,
Pas takimit të përbashkët të tri Federatave Sindikale SBASHK, FSSHK dhe SPK njoftohet opinioni i gjerë se duke pasur parasysh situatën e rënduar politike për shkak të vakumit institucional dhe veprimit të Avokatit të Popullit që ndërlidhet me pezullimin e Ligjit të Pagave kemi arritur në vendim me anë të së cilit kërkojmë takim urgjent me Presidentin e Republikës së Kosovës Z. Hashim Thaqi, Kryeministrin në detyrë Z. Ramush Haradinaj, Kryetarët e partive politike Z. Albin Kurti –LVV, Z. Isa Mustafa-LDK,Z.Kadri Veseli-PDK dhe Z. Fatmir Limaj.
Ky takim kërkohet me qëllim të informimit nga ana e tri sindikatave për pasojat e mundshme në rast të mos implementimit të Ligjit të Pagave.
Takimi duhet të mbahet më së largu deri të Martën me datë 10.12.2019.
Me respekt,
Rrahman Jasharaj-Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës
Dr.Blerim Syla-Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës
Shaban Tasholli-Sindikata e Policisë së Kosovës
DEC
2019