Lajme dhe Ngjarje

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Posted by:

Sot me datë 11.07.2014 në Gjakovë u mbajt takimi me punëtorët shëndetësor të QKMF-Gjakovë në prezencë të Kryetarit të Asambles Komunale Dr. Luan Gola,Kryetarit të FSSHK-së Dr. Blerim Syla,Përfaqësuesit të Regjionit Sindikal të Gjakovës Edmond Arapi dhe UD-Kryetar i Sindikatës Artan Hoxha  nga QKMF e Gjakovës,në këtë takim edhe pse ishin të ftuar  Drejtori i Drejtoratit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale , Drejtoreshe e QKMF-së si dhe Kryetari i Këshillit Profesional të QKMF-së nuk  e arsyetuan mospjesëmarrjen e tyre.

Gjatë këtij takimi u diskutua për situatën e krijuar pas Vendimit të Asambles Komunale për Tjetërsimin e pronës së QKMF-së në Gjakovë si dhe gjendjen në përgjithësi të punëtorëve shëndetësor të kësaj QKMF-je.

Pas shterrjes së debatit rreth situatës së krijuar dhe shprehjes së opinioneve nga ana e punëtorëve shëndetësor,pjesëmarrësit u dakorduan që ti drejtohen Komunës së Gjakovës konkretisht Kryetarës së kësaj Komune znj. Mimoza Kusari-Lila si dhe gjithë opinionit të gjerë me këto konkluzione.

Konkluzionet e takimit:

  1. Të anulohet Vendimi I Asamblesë Komunale të Gjakovës për tjetërsimin e pronës së QKMF-ës dhe të rishqyrtohet nga Asambleja Komunale
  2. Të funksionalizohet objekti ekzistues I QKMF-së deri më 01 Shtator 2014 si dhe punëtorët të kthehen në punë
  3. Të përmirësohen kushtet e punës për punëtorët shëndetësor,furnizmi me medikamente si dhe materiali harxhues
  4. Të nxirren aktet nënligjore dhe Statuti I QKMF-së në përputhje me ligjet e aplikueshme si dhe Kontratën Kolektive Sektoriale me pjesëmarrjen e përfaqësuesve sindikal.
  5. Ti dërgohet notë proteste Kryetarës së Komunës për mospërgjigjen në ftesë të Drejtorit të Drejotratit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Drejtoreshës së QKMF-së si dhe  Kryetarit të Këshillit Profesional në takim me punëtorët shendetësor
  6. Të qartësohet qështja  dhe statusi I higjienistëve.

Nëse të gjitha këto nuk merren parasysh dhe gjinden zgjidhjet deri me datën 01 Shtator 2014, FSSHK respektivisht Regjioni Sindikal në Gjakovë do të mblidhet dhe merr vendim për ti ndërmarr të gjitha veprimet në pajitim me Ligjin mbi organizimin sindikal.

 

Kryetari i FSSHK-së

Dr. Blerim Syla

0
Creative Theme