Lajme dhe Ngjarje

Intervista e Kryetarit të FSSHK-së dr.Blerim Syla të dhëne KTV ne emisionin INTERAKTIV me date 18.09.2020 me temë Kërkesa e punëtorëve shëndetësor

Posted by:

Syla: Nuk kemi spital COVID-19, kemi improvizime

“Neve nuk kemi spital COVID-19, kemi improvizime”, tha kryetari i Federatës së Sindikatës së Shëndetësisë, Blerim Syla, derisa ka shtuar se “me improvizime nuk mbahet shëndetësia

E ka quajtur të brishtë situatën me virus, derisa ka thënë se mund të ketë përkeqësime të situatës.

“Duhet të përgatitemi për të keqen, edhe pse shpresoj të mos vjen kurrë”, tha Syla në Interkativ.

Prej kur shpërtheu pandemia, rreth 1500 punëtorë shëndetësorë janë infektuar me koronavirus

Kryetari i Federatës së Sindikatës së Shëndetësisë, Blerim Syla, tha se prej kur ka shpërthyer pandemia me COVID-19 rreth 1500 punëtorë janë infektuar me koronavirus.

Sipas tij, të vdekur janë 8 mjekë, 2 vozitës e 4 teknikë.

“Aktualisht mbi 550 mjekë janë të infektuar e mbi 800 infermierë e staf tjetër”, tha Syla në Interaktiv.

Sipas Sylës, brenda në QKUK ka edhe shumë probleme tjera porse në mungesë të stafit, po merren vetëm me raste urgjente.

“Duhet të rritet numri i punëtorëve”, tha ai.

Syla paralajmëron padi: Po hasim në vesh të shurdhër të Qeverisë për kërkesat tona

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, ka kritikuar Qeverinë për mospërfillje të kërkesave të sindikatës për stimulimin shtesë prej 300 eurove për punëtorët shëndetësorë, madje, ka paralajmëruar edhe padi.

“Kanë kaluar 100 ditë nga qeverisja dhe për mirëqenie të stafit shëndetësor nuk kemi përmirësim por përkeqësim, përkundër lëvdatave që na bëhen, përkundër takimit me Hotin pash se në vesh të shurdhër dhe opinioni po dëgjon deklaratat se do merren masa. Këto 100 ditë asnjë stimulim nuk është marrë sa i përket punëtorëve shëndetësorë”, tha ai.

Syla në Interaktiv të KTV-së ka thënë se të gjithë punëtoret shëndetësor duhet të marrin stimulimet prej 300 euro, duke shtuar se Qeveria ka anashkaluar një muaj, qershorin, të cilin është dashur t’u paguhet.

“Në qeverinë Kurti janë pagu dy muaj nga 300 euro, për çudi qeveria Hoti është pagu vetëm korriku dhe gushti ndërsa qershori jo. Kemi bë kërkesë të ndryshohet kjo. Përkundër përpjekjeve që e kemi bë edhe të avokati i popullit kemi hasë në vesh të shurdhër. Ankesat janë enerome dhe është diferencim tek punëtoret që po shkakton probleme ndërnjerëzore”, shton Syla.

Ai thotë se sot ka qenë apeli i fundit për institucionet që të marrin parasysh kërkesat e punëtorëve, përndryshe shton ai, do të vazhdojnë me greva.

“Është situatë alarmante, ne po na keqpërdorin sepse në këtë kohë të merren vendime për greva është shumë e vështirë”, thotë Syla.

Kryetari i Federatës së Sindikatës së Shëndetësisë, Blerim Syla, ka paralajmëruar proces gjyqësor ndaj kryeministrit Avdullah Hoti lidhur me çështjen e pagave për sektorin shëndetësor, të cilët nuk i kanë marrë.

“Edhe muaji qershor ka qenë i pandemisë. Do të bëjë padi, kam marrë të drejtën. Këto ditë do të flas prapë me Avokatin e Popullit dhe do të procedojmë”, tha Syla në Interaktiv, duke shtuar se ka raste që nuk janë paguar fare as kujdestaritë, meqenëse u kishte premtuar.

 

 

 

 

 

 

0
Creative Theme