Lajme dhe Ngjarje

Intervista e Kryetarit të FSSHK-së dr.Blerim Syla të dhënë Ekonomia Online me temë: Varianti i ri i Covid-19 më vulgar – tubimet elektorale vatra e infeksionit

Posted by:

Simptomat e varianti të ri të Covid-19 janë me vulgare, thotë Blerim Syla, kryetar i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, duke shtuar se tubimet elektorale janë vatër e infeksionit, raporton Ekonomia Online.

Tutje, Syla tha se dy anesteziologët të cilët janë ri infektuar, nuk janë në gjendje aspak të mirë.

“Po në fakt po është e vërtetë që janë shfaqur rastet e para të ri infektimit jo vetëm te punëtorët shëndetësorë por në këtë rast po flasim për punëtorët shëndetësorë. I kemi dy mjekë anesteziologë të cilët për fat të keq janë ri infektuar dhe gjendja e tyre është si është, kjo është mjaftë shqetësuese sepse faktikisht po hymë në një fazë të panjohur, kështu ashtu ka qenë një virus i panjohur dhe me të vërtetë kjo të atakojë punëtorët shëndetësorë është shumë shqetësuese”, tha ai.

Tutje, Syla tregon që sipas informatave që kanë, simptomat nga ri infektimi janë shumë më të ashpra dhe vulgare, duke shpresuar që mos të përfundojnë me fatalitet.

“Po në fakt unë nuk jam ekspert i fushës, unë jam gjinekolog mirëpo sipas informatave që i marrim nga Infektiva, po është e vërtetë që është pak më vulgare, simptomat janë më të ashpra dhe në fakt po shpresojmë që nuk përfundojnë edhe me fatalitet më të rëndë, mirëpo është një situatë mjaftë e rëndë tek këta pacientë që ri infektohen. Se cila është natyra dhe shkaku unë mundem me fol vetëm për punëtorët shëndetësorë, sipas statistikave të fundit punëtorët shëndetësorë janë të eksponuar katër deri në pesë herë më shumë sesa popullata tjetër ndaj virusit, pra mundeni me marrë me mend ne jemi të rrezikuar katër deri në pesë herë, i keni parë edhe mutacionet tjera që vjen deri tek ky ri infektim”, deklaroi tutje ai.

Mes tjerash, doktor Syla tha që shqetësimi më i madh është kapacitetet e vendit për detektimin e  variantit të ri.

“Në fakt shqetësimin më të madh e kemi së pari se si do t’i kemi kapacitetet për detektimin e variantit të ri, ju e dini që variantet e para janë hulumtua në Gjermani, dhe tashmë i kemi rastet e para në Kosovë, të detektuara, nuk e dimë sa kemi raste të reja të pa detektuara mirëpo shpresoj që Instituti shumë shpejtë të veprojë dhe t’i detektojë rastet e tjera. Se sa është ky virus i dytë tashmë dihet edhe botërisht edhe shkenctarisht që përhapet shumë shpejtë, dhe i ka simptomat dhe vdekshmërinë më të madhe, nëse me 100 mijë banorë në Angli ka pasë dhjetë vdekje, tash me këtë variant të ri janë 13 deri në 15 vdekje, dhe edhe njëherë po them përhapja është shumë ma e shpejtë, dhe ma e lehtë”, u shpreh ai për Ekonomia Online.

Lidhur me tubimet e partive politike, gjatë fushatës elektorale, Syla tha që kemi bërë vazhdimisht apel që të shmangen ato tubime, sepse sipas tij ato janë vatra e virusit.

“Para disa dite jo vetëm federata e sindikata e shëndetësisë ka bërë apel më të sinqertë të mundshëm, mirëpo kanë dal mandej edhe Instituti Kombëtar e të tjerë që kanë bërë apele, i keni parë së fundmi me të vërtetë është jo serioze dhe këta njerëz po e dërgojnë popullatën drejtë infeksionit, kush do të merret mandej me të, me siguri një sistem çfarë e kem ne, mirëpo duke ja shtuar kësaj që edhe një staf  i cili është i stër lodhur, ka ra edhe qëndrimet, ka ra edhe gjitha ato që duhet të ishin prezente, atëherë këta duhet o t’i thirrin mendjes, o le të përgatiten për më të keqen. Nuk dëshiroj as të hapi panik, mirëpo vetë këto tubime që po i shohim nëpër rrugë, nëpër sallat e dasmave, nëpër oda, me të vërtetë janë vatër e infeksionit, vatër që virusi vetëm e pret dhe e dëshiron”, përfundoi ai.

0
Creative Theme