Lajme dhe Ngjarje

Imeri: Infermierët po ikin çdo ditë , të punësuarit e të papunët

Posted by:

Kryetarja e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Tevide Imeri, thotë se kriza nuk qëndron vetëm te paga, por edhe te kushtet e punës te punëtorët shëndetësorë, e që të gjitha këto  po ndikojnë në largimin masiv të tyre nga Kosova.

“Ikja e infermierëve është e pandërprerë, gati çdo ditë ka largime. Ikin edhe ata që janë të punësuar, por edhe ata që janë të papunë. Shkojnë jashtë vendit, sepse nuk shohin perspektivë këtu’’, tha Imeri për Front Online.

Sipas saj, kjo rritje nuk do ta ndalë trendin e ikjes dhe për më tepër e sheh si vendim për fushatë zgjedhore.

‘’Kjo rritje është bërë për fushatë, si një ndihmë para zgjedhjeve. Nuk është vendim që ja vlen të duartrokitet’’, tha Imeri për Front Online.

Kryesindikalistja e Shëndetësisë: As 500 euro nuk i kënaqnin punëtorët shëndetësorë, rritja prej 55 € ndihmë para zgjedhjeve

Kryetarja e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Tevide Imeri, në një prononcim për Front Online, ka reaguar ndaj rritjes prej 55 euro në paga, e cila është bërë nga korriku si pjesë e rritjes së paralajmëruar prej 110 euro për vitin 2025.

Imeri e ka cilësuar këtë rritje si të pamjaftueshme, duke thënë se nuk e kënaq asnjë punëtorë shëndetësorë, në rrethanat aktuale ekonomike.

“Kjo rritje prej 55 eurosh është absolutisht e pamjaftueshme. Nuk e besoj që i kënaq infermierët kjo rritje , e as askënd tjetër. Nuk është ndonjë zgjidhje, sidomos krahasuar me inflacionin dhe rritjen e çmimeve me të cilat po përballemi. Me gjithë këto probleme dhe me këtë udhëheqje që ka vendi, edhe 500 euro rritje nuk do t’i kënaqte punëtorët e jo më 55 euro’’, deklaroi ajo për FrontOnline.

 

0
Creative Theme