Lajme dhe Ngjarje

Imeri apelon për përgjegjësi: Pagat nuk guxojnë të jenë peng i proceseve politike

Posted by:

Kryetarja e Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), Tevide Imeri, tha për Front Online se pagat nuk duhet të jenë peng i politikës dhe se sindikata do të vazhdojë dialogun me Qeverinë në detyrë për të garantuar stabilitet financiar dhe funksional në shëndetësi.

“Sa i përket pagave, qëndrimi ynë është i qartë: ato nuk guxojnë të jenë peng i proceseve politike. Shteti ka vazhdimësi dhe obligimet bazike ndaj punëtorëve duhet të përmbushen pavarësisht situatës politike. Sindikata ka kërkuar dhe do të vazhdojë të kërkojë komunikim dhe koordinim me Qeverinë në detyrë dhe institucionet përgjegjëse, me qëllim që të garantohet stabilitet financiar dhe funksional, veçanërisht në sektorin e shëndetësisë”, tha ajo.

Imeri tha se çdo kërcënim për pagat e marsit ose për funksionimin normal të shërbimeve shëndetësore duhet të trajtohet menjëherë.

“Nëse do të ndodhte që pagat për muajin mars apo funksionimi normal i shërbimeve shëndetësore të vihej në rrezik, kjo do të përbënte një alarm serioz për shtetin dhe do të kërkonte reagim të menjëhershëm institucional dhe sindikal”, tha Imeri.

Kryetarja shpreh shpresën se sistemi shëndetësor dhe shteti do të mbeten të qëndrueshëm, duke apeluar për vendime të shpejta dhe përgjegjësi politike në interes të qytetarëve dhe punëtorëve.

Megjithatë, ne besojmë dhe shpresojmë se nuk do të lejohet të vijë deri te një kolaps i sistemit shëndetësor apo i shtetit.  Apelojmë për përgjegjësi politike dhe vendime të shpejta në interes të qytetarëve, punëtorëve dhe shëndetit publik”, shtoi ajo.

Në fund, Imeri tha se FSSHK do të vazhdojë ta monitorojë situatën nga afër dhe do të veprojë me përgjegjësi.

“FSSHK do të vazhdojë ta monitorojë situatën nga afër dhe do të veprojë me përgjegjësi, gjithmonë në mbrojtje të shërbimit shëndetësor dhe të drejtave të punëtorëve”, tha ajo për Front Online.

Kryesindikalistja e Shëndetësisë: Vonesa në formimin e Qeverisë krijon pasiguri për punëtorët shëndetësorë

Kryetarja e Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), Tevide Imeri, ka paralajmëruar për Front Online se vonesat në formimin e Qeverisë dhe konstituimin e Kuvendit krijojnë pasiguri për punëtorët e sektorit të shëndetësisë.

“Si sindikatë, me shqetësim po e përcjellim situatën e krijuar pas vendimit për rinumërim të votave dhe vonesave në konstituimin e institucioneve. Kjo gjendje krijon pasiguri jo vetëm për punëtorët e sektorit publik, por në mënyrë të veçantë për sektorin e shëndetësisë, i cili nuk mund të funksionojë në kushte paqartësie institucionale dhe financiare”, tha ajo.

Imeri ka thënë se në shëndetësi, përveç pagave, ka edhe çështje të ndjeshme që prekin drejtpërdrejt qytetarët, si furnizimi me barna, pagesat për shërbime esenciale e të tjera.

“Në shëndetësi, përveç pagave, kemi një sërë specifikash të ndjeshme që prekin drejtpërdrejt qytetarin: furnizimi me barna dhe materiale mjekësore, pagesat për shërbimet esenciale, kontratat për stafin shëndetësor, kujdestaritë, orët shtesë, si dhe funksionimi i përgjithshëm i institucioneve shëndetësore, tha Imeri.

 

 

0
Creative Theme