Me datë 02 Shkurt 2024, Nënkryetari i FSSHK-së Mr. Blerim Delija dhe znj.Nora Murataj Zyrtare Ligjore e FSSHK-së realizuan takim pune me Drejtorin e Asociacionit të Komunave të Kosovës Z. Sazan Ibrahimi si dhe Drejtorin e QKMF-së Dr. Bujar Gashi.
Temë e takimit ishte gjendja në kujdesin parësor me theks të veçantë puna e nënpunësve të sistemit shëndetësor në punkte të largëta në nivel të Qendrave Kryesore për Mjekësi Familjare në të gjitha Komunat e Kosovës respektivisht pagesa e shtesës në pagë e cila që nga miratimi i Ligjit të Pagave nuk përfitohet në të gjitha Komunat për të gjitha katëgoritë përfituese të kësaj shtese.
Drejtori i Asociacionit Z. Ibrahimi dhe Drejtori I QKMF-së Dr. Bujari treguan gatishmëri të lartë në gjetjen e një zgjidhje në përputhje me kërkesat që derivojnë nga Ligji në raport me Komunat e që në këtë rast me Rregullore 09/2023 për shtesat funksionale kërkohet nga Komunat që të nxjerrin akte në lidhje me rregullimin e shtesës për punë në punkte të largëta.
Gjithashtu u diskutua edhe një situatë e re e krijuar në raport më Ligjin e Pagave pas Aktgjykimit nr.Ko 79/23 të Gjykatës Kushtetuese e cila kërkon që të rregullohen qështjet e ankimuara në afat prej 6 muajsh nga ana e Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, andaj palët u dakorduan që të trajtohet me seriozitet interpretimi i konstatimeve të Aktgjykimit dhe më pas të vendoset për formën dhe mënyrën e kryerjes së këtyre obligimeve ndaj nënpunësve të sistemit shëndetësor.
FEB
2024