Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës dhe Sindikata e Pavarur e Punonjësve të Sistemit Shëndetësorë të Shqipërisë , me datë 25.09.2017 nënshkruan Memorandum të bashkëpunimit dhe bashkëveprimi me qëllim të shkëmbimit të infomacionit dhe eksperiencës të marrëdhënieve dypalëshe, arritjen e raporteve reciproke dhe bashkëpunimin e solidaritet sindikal midis dy federatave në hartimin e strategjive dhe politikave sociale sindikale dhe në zbatimin e fushatave dhe aksioneve të përbashkëta në mbrojtje të interesave të anëtareve të sindikatëve tona.
Shkëmbimin e përvojave pozitive dhe standardeve në fushë e marrëdhënieve të punës. Dialogu social dhe strukturat e tij. Ndikimi i dialogut në zbutjën e konflikteve social , roli i tij në negocimet kolektive, në negocimet e përfaqësuesve të grevës së punëtorëve me punëdhënsin , si dhe në funksionimit të organizimit të dialogut social në të gjithë nivelet etj.
Nëpërmjet kësaj marrëvehje do të realizohet edukimi sindikal në nivel të federatave dhe realizimi i projekteve kombëtare dhe ndërkombëtare në mbështetje të ndërsjellë në shkëmbimin e përvojave,eksperiencave dhe njohurive të cilat do ti shërbejnë sindikatave.
Sindikalistët në fund shkëmbyen edhe dhurata si simbolik e bashkëpunimit.
SEP
2017