Lajme dhe Ngjarje

FSSHK dhe ShSKUK diskutojnë për zbatim të vendimit të Qeverisë

Posted by:

Kryetari i Federatës Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës Dr.Blerim Syla  ka mbajtur takim pune me ushtruesin e detyrës së Drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Dr.Valbon Krasniqi.

Në takim është diskutuar  në lidhje me zbatimin  e vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për pagesën shtesë prej 300 eurove për punëtorët shëndetësorë, për muajin korrik dhe gusht.

Drejtori Krasniqi ka njoftuar drejtuesit e FSSHK-së, në lidhje me hapat që ka ndërmarrë ShSKUK, për zbatim të vendimit të Qeverisë së Republikës së  Kosovës.

Ai bëri të ditur se ka formuar një komision, i cili do të punojë në këtë drejtim, për çka u pajtuan edhe drejtuesit e FSSHK-së.

Komisioni do të punojë ngushtë me drejtorët e klinikave të QKUK-së dhe njësitë tjera përbërëse të ShSKUK-së, me qëllim të eleminimit të keqkuptimeve dhe keqinterpretimeve.

Menaxhmenti i ShSKUK-së siguron të gjithë punëtorët se nuk ka dorëzuar listë  me punëtorët, që ju takon kjo shtesë në ministritë përkatëse, deri në përfundim të punës së komisionit.

Me respekt,

FSSHK

0
Creative Theme