Lajme dhe Ngjarje

FSSHK dhe OIK nënshkruajnë Memorandum bashkëpunimi

Posted by:

Me datë 19 Mars 2018 Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës Dr. Blerim Syla  ka nënshkruar Memorandum bashkëpunimi me Kryetari i Odës së Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë shëndetësor Z. Naser Rrustemaj.

Ky Memorandum synon zhvillimin e bashkëpunimit të ngushtë midis palëve duke u bazuar në funksionet organizative dhe shoqërore të palëve në këtë memorandum brenda kompetencat dhe përgjegjësive. Memorandumi ka për qëllim veçanërisht që të ngritë nivelin e bashkëpunimit të palëve duke marrë parasysh natyrën e veprimtarisë dhe aktiviteteve përkitazi me pozitën e infermierëve ,mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë në profesion, kushteve sociale dhe mbrojtjes të drejtave në marrëdhënie të punës.

Palët dakordohen që të angazhohen për nevojat e veprimtarisë së tyre në këto çështje:

Kontaktet e vazhdueshme në mes të OIK-së dhe FSSHK-së për të bashkërenduar veprimet në drejtim të përmirësimit të pozitës e infermierëve ,mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë në profesion në institucionet shëndetësore publike dhe private në të tri nivelet e sistemit shëndetësor, qoftë përmes aktivitetit nga përfaqësimi profesional apo aktivitetit sindikal.

Këshillimi i ndërsjellët lidhur me çështjet profesionale për veprimtaritë shëndetësore me qëllim të zbatimit të legjislacionit dhe standardeve ligjore dhe profesionale përkitazi me shërbimin në nivelet e kujdesit shëndetësor në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Sigurimi i informacioneve të nevojshme për palët në realizim të objektivave në bazë kompetencave ligjore dhe juridike përgjithësisht në spektrin e aktiviteteve organizative të palëve.

Palët për anëtarët e tyre do të ndihmojnë njëra tjetrën për ofrimin e këshillimeve profesionale nga lëmi juridik dhe financiar përkitazi me realizimin e të drejtave në profesion;

Në procedurat e kontraktimit kolektiv, FSSHK-ja do ta konsultojë OIK-në përkitazi me nevojat profesionale që nevojitet të avancohen në rregullimin e përfshirë në Kontratën Kolektive Sektoriale që modifikohet në mes FSSHK-së dhe Ministrisë.

OIK-ja do t’i sigurojë përfaqësuesit të autorizuar nga FSSHK-ja për të përfaqësuar infermierë ,mami dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë në profesion që i nënshtrohen ndjekjes etiko-profesionale dhe disiplinore në procedurat e zhvilluara pranë organeve kompetente të OIK-së dhe

OIK-ja dhe FSSHK-ja do të formojnë një Këshillë Profesional i cili do të merret me kushtet profesionale të infermierëve ,mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë në vendin e punës. Ky trup i përbërë nga përfaqësuesit e të dy palëve do të ketë autorizimin e kontaktit me Ministrinë përkitazi me çështjet profesionale. Përbërja, funksionimi dhe rregullimi i brendshëm i këtij këshilli do të rregullohet me protokoll të veçantë që do të lidhet në mes të palëve në këtë memorandum.

0
Creative Theme