Lajme dhe Ngjarje

Drejtoria e Shëndetësisë e gatshme të bashkëpunoj me Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës

Posted by:

Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Fahri Shabani, së bashku më zyrtarët e kësaj drejtorie, kanë pritur në dy takime përfaqësuesit e Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) si dhe përfaqësuesit regjional të FSSHKS-së, Dega në Mitrovicë.

Delegacionin i kryesisë qendrore përbehej nga Tevide Imeri, kryetare e FSSHK-së dhe Dr. Naim Sahiti, kryesues i Këshillit Drejtues të FSSHK-së, si dhe delegacioni nga FSSHK, Lirie Bajraktari Fazliu, kryetare e FSSHK-së – Dega regjionale e Mitrovicës, Agim Musa, kryetar i aktivit sindikal të QKMF-së, Veton Fejza, zyrtar ligjor i Degës Regjionale të FSSHK-së në Mitrovicë si dhe Arsim Mustafa, kryetar i aktivit sindikal të qendrës së Shëndetit Mendor në Mitrovicë.

Drejtori Shabani, i njoftoi përfaqësuesit sindikal me aktivitetet dhe projektet që janë në zhvillim e sipër nga ana e Drejtorisë për Shëndetësi në përgjithësi dhe me hapat e ndërmarrë për realizimin e obligimeve që dalin nga Kontrata Kolektive Sektoriale e Shëndetësisë, në veçanti.

Përfaqësuesit sindikal vlerësuan punën e Drejtorisë për Shëndetësi në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, në përmirësimin e kushteve të punës për punëtorët shëndetësorë dhe posaçërisht vlerësuan faktin që nga 1 janari i vitit 2022 Komuna e Mitrovicës realizon të gjitha obligimet që dalin nga Kontrata Kolektive Sektoriale e Shëndetësisë për pagesën e pagave jubilare dhe pagave shtesë në rastet e pensionimit.

Në këto takime u diskutuan edhe çështje të tjera të rëndësishme që kanë të bëjnë me zhvillimet në shëndetësi dhe u arrit dakordimi që diskutimet e përbashkëta të vazhdojnë më qëllim të zgjidhjes së problemeve si dhe harmonizimit të qëndrimeve që kanë të bëjnë me zhvillimet në shëndetësi.

0
Creative Theme