
Me date 02 Prill 2019
Delegacioni i udhëhequr nga Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës Dr.Blerim Syla dhe Përfaqësuesi i QKUK-së Dr. Islam Krasniqi kanë zhvilluar takim pune me Ministrin e Shëndetësisë Zt. Uran Ismaili dhe Këshilltarin e lartë të MSh-së Zt. Ardian Ferizi. Temë e këtij takimi ishte situata aktuale në shëndetësi, gjendja pas aprovimit të Ligjit për Pagat, furnizimi me barna dhe njoftimi nga ana e Ministrit të Shëndetësisë lidhur me amendamentet të Ligjeve për Sigurime Shëndetësore. Takim ishte konstruktiv dhe u dakorduan që formati i tillë i takimi të vazhdoj edhe më tutje.
APR
2019