Me datën 24.01.2017 Kryetari i FSSHK-së Dr. Blerim Syla Nënkryetarët Blerim Delija dhe Dr. Xhemajl Selmani si dhe Zyrtarja Ligjore Znj. Nora Murataj takuan Ministrin e MAP-it Z. Yagcilar si dhe kabinetin e tij në përbërje të Zëvendësministrit Hyseni, Këshilltari i Lartë politik z. Krasniqi, Drejtori i Zyrës Ligjore Z. Shamolli, në këtë takim u diskutua për projektligjin mbi pagat i cili u votua në Qeveri të Republikës së Kosovës.
Qëllimi i këtij takimi ishte shprehja e shqetësimeve në lidhje me këtë projektligj në sektorin e shëndetësisë, por edhe marrja e informatave zyrtare nga ana e Ministrit të Administratës Publike si sponzorizues i këtij projektligji.
Ministri Yagcilar njoftoi delegacionin me mënyrën e përllogaritjes së koeficientit, vlerën e koeficientit, titujt e vendeve të punës në sektorin e shëndetësisë dhe një sërë vërejtjesh të cilat u diskutuan gjatë takimit.
Në përfundim të këtij takim Ministri Yagcilar kërkoi nga delegacioni i FSSHK-së që të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet ti dërgohen Ministrisë por edhe të caktohen takime të tjera në mënyrë që të sqarohen të gjitha dilemat, paqartësitë por edhe gabimet eventuale para dërgimit të këtij Projektligji në Kuvend për miratim.
Gjatë ditëve në vijim do të njoftoheni me takimin e radhës dhe vërejtjet mbi Projektligjin mbi pagat.
FEB
2017