Lajme dhe Ngjarje

Blerim Syla e konsteston procesin zgjedhor të kandidatëve: Do të kandidoj në kongres

Posted by:

Kryetari në detyrë i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë Blerim Syla, po e konteston procesin e kandidaturave për kryetar të kësaj organizate.

Syla në një bisedë për Gazetën ka thënë se ky proces është udhëhequr nga një person i cili ka dal në pension dhe sipas tij kjo është në kundërshtim me statutin e FSSHK-së.

“Ju mundeni me verifiku. Ne nuk e kemi dit që ai ka dal në pension sepse e ka mbajtur fshehtë që nga viti i kaluar. Me statut dhe rregullore e kemi të përcaktuar se në momentin që e mbërrin moshën 65-vjeç nuk ka më aktivitet, ka deklaruar Syla.

Ai poashtu ka thënë se shkelja tjetër që ka ndodhur është se i gjithë procesi është zhvilluar pa mbajtur procesverbale. “Krejt këto mbledhje janë mbajtur pa procesverbale dhe qysh ka mundësi me u marr ky vendim sepse bie ndesh me të gjitha ligjet në Kosovë”, ka thënë Syla.

Ai ka thënë se votën për një mandat tjetër në krye të FSSHK-së do ta kërkojë në kongres. “Kongresi vendos për këtë çështje dhe jo disa individë.

Syla ka thënë se kandidatja e cila është përzgjedhur nga ky proces nuk punon si punëtore shëndetësore që disa vite.

Komisioni në udhëheqje nga Jahja Lajqi dhe Nora Murtaj anëtare, për verifikimin e kandidaturave të FSSHK-së ka shpallur para disa ditësh emrat e kandidatëve për kryetar Tevide Imeri, për nënkryetar Bajram Kryeziu dhe Blerim Delija, si dhe për kryetar të Këshillit Drejtues Naim Sahitin, për mandatin e katërt.

Komisioni në krye me Jahir Lajqin ka larguar nga gara Blerim Sylën me arsyetimin se nuk i ka nënshkrimet e nevojshme.

Tevide Imeri është zyrtare juriste në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj. Para disa ditësh ka dhënë një intervistën në Gazetën Shneta ku ka thënë se nëse do të zgjidhet kryetare atëherë do të bëj unifikimin e sindikatave që janë në kuadër të FSSHK-së.

Kongresi do të mbahet të enjten nga ora 10:00 në Hotelin Emerald. /Gazeta Shneta/

0
Creative Theme