Lajme dhe Ngjarje

Arrihet të anëtarësohen mbi 128 punëtorë shëndetësor të QKSUK dhe zgjidhet strukturat udhëheqëse të Sindikatës në QKSUK.

Posted by:

Me datë 09 Nëntor 2017 Kryetari i FSSHK-së dr. Blerim Syla zhvilloj  takim me punëtorët shëndetësor të Qendrës Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës (QKSUK). Ky takime u realizua pas kërkesës së punëtorëve të QKSUK.

Kryetari i FSSHK-së dr. Blerim Syla i njoftoj të pranishmit me punën dhe aktivitetin e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës. Punëtorët e QKSUK vlerësuan lartë punën e Federatës dhe shprehën interesimin e tyre për tu anëtarësuar në mënyrë kolektive në FSSHK. Kryetar i FSSHK-së dr. Blerim Syla përshëndeti këtë qëndrim të punëtorëve dhe  i siguroj se me anëtarësim në FSSHK do të gëzojnë të gjitha të drejta të cilat burojnë nga Kontrata Kolektiv Sektoriale, Statuti, Rregulloret e FSSHK-së si dhe marrëveshjet me subjektet afaristë. Palët u dakorduan që ditëve në vijimi të formohet këshilli iniciues për përzgjedhjen e delegatëve  për mbajtjen e kuvendit zgjedhor në këtë qendër, si  dhe për organizimin e  zgjedhjeve të lira dhe transparent për strukturat udhëheqëse të QKSUK të cilat di të monitorohen nga KQZ në kuadër të FSSHK-së .

Mbahet Kuvendit Zgjedhor në Sindikatën të QKSUK

Me datë 21 Nëntor  2017 në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës  (QSKUK)  u mbajt Kuvendi Zgjedhor i përbërë nga  18 delegat të QSKUK  në pajtueshmëri me rregulloren për mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor.

Komisioni për monitorimin e zgjedhjeve nga  KQZ  i përbërë nga Nënkryetari i FSSHK-së Z.Blerim Delija, zyrtaret e FSSHK-së znj.Nora Murataj dhe Yllka Krasniqi vlerësua se zgjedhjet ishin të rregullta dhe në përputhje me Statutin dhe rregulloret e brendshme të FSSHK-së.

Pasi nga të pranishmit u propozua kandidati për Kryetar/e të Sindikatës në fjalë: Znj. Luljeta Kryeziu, me votim unanimi u zgjedh Kryetare, ndërsa Kryesia e  Sindikatës u zgjodhën:

  1. Kryetare e Sindikatës së QSKUK-së znj.Luljeta Kryeziu,
  2. Nënkryetar i Sindikatës Kadri Kelani,
  3. Kryetarja e Forumit të Gruas dr. Teuta Kutllovcim,
  4. Kryetar i Forumit Rinor Sejfullah Karagja,
  5. Anëtarë i kryesisë dr. Teuta Bicaj.

Ndërsa delegat për Kongresin e ardhshëm të FSSHK-së u zgjodhën: Znj. Luljeta Kryeziu, Kadri Kelani, Kadrije Reqica dhe Eranda Maqedonci.

FSSHK vazhdon të jetë lider në përfaqësimin, mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave  të punëtorëve shëndetësor në nivel vendi.

0
Creative Theme