Lajme dhe Ngjarje

MSh dhe FSShK nënshkruajnë Kontratë Kolektive Sektoriale

Posted by:

MSh dhe FSShK nënshkruajnë Kontratë Kolektive Sektoriale

Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Imet Rrahmani  dhe Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla sot në Ministrinë e Shëndetësisë, nënshkruan Kontratë Kolektive Sektoriale.

Me këtë rast Ministri Rrahmani tha se sot MSh-ja dhe FSShK-ja, nënshkruan Kontratën Kolektive Sektoriale, e cila është si rezultat i marrëveshjeve të  arritura në takimet e mëhershme, kemi arritur marrëveshje që të paguhet përvoja e punës, dhe besoj se ky obligim i yni ndaj profesionistëve shëndetësor do të realizohet shumë shpejt.

“Nënshkrimi i kontratës besoj se do të sjell bashkëpunim në mes nesh, po ashtu ne kemi arritur marrëveshje për formimin e grupeve punuese të cilët do të punojnë në Udhëzime Administrative, në pikat që nuk kemi mundur t’i përfshijmë në kontratë në mungesë të buxhetit të nevojshëm. Besoj se Sindikata do të respektoj marrëveshjet dhe do të punojmë së bashku me korrektësi për zgjedhjen e problemeve në shëndetësi” tha ministri Rrahmani.

Dr. Blerim Syla kryetar i FSSHK-së tha se Kontrata Kolektive Sektoriale u nënshkrua sot, njëjtë është arritur edhe marrëveshja për punë të përbashkët të MSh-së dhe Sindikatës, në Udhëzime Administrative. Ne i sigurojmë se do të jemi bashkëpunëtorë kyç dhe do t’i japim hapësirë dialogut social. Ne i kuptojmë se këto çështje kanë obligime politike por edhe buxhetore, kështu që së bashku do të përpiqemi të kalojmë sfidat dhe të dalim në rrugën e drejt për shëndetësinë.

Në mbështetje të nenit 22 dhe nenit 43 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 4 paragrafit 1 të Konventës Ndërkombëtare C98 të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, nenit 90 paragrafit 1 me nën-paragrafët 1.1 dhe 1.2 dhe paragrafit 2 me nën-paragrafin 1.2 të Ligjit të punës nr. 03/L-212, e cila ka për qëllim rregullimin e marrëdhënieve juridike nga marrëdhënia e punës dhe respektimit të të drejtave dhe detyrimeve të palëve nënshkruese. Përmes Kontratës palët synojnë zgjerimin dhe konkretizimin e të drejtave nga marrëdhënia e punës sipas legjislacionit në fuqi.

Palët kontraktuese përmes KKS-së do të rregullojnë: themelimin e marrëdhënies së punës, përmbajtjen e kontratës së punës, sistemimin e të punësuarve, orarin e punës, beneficionet nga stazhi i punës, rrezikshmërinë në vendin e punës, ndalimin e diskriminimit e shumë çështje të tjera.

 

0
Creative Theme