Lajme dhe Ngjarje

MEMORANDUM BASHKËPUNIMI PËR KOHË TË PACAKTUAR MES FSSHK-SË DHE OPTIKA MODA

Posted by:

 

Neni 1

Palët kontraktuese  

Kjo marrëveshje bashkëpunimi ne tekstin e mëtejshëm “marrëveshja” është lidhur mbi bazën e vullnetit te lirë të palëve si dhe bazuar ne dispozitat ligjore te Ligjit për marrëdhëniet e detyrimeve (tutje referuar si LMD), kjo marrëveshje lidhet sot më datë 09.07.2024, në mes të:

  1. “Optika Moda” SH.P.K. me numër unik identifikues te biznesit 810836554, me seli ne rrugën “Ilaz Kodra” p.n., ne Prishtine, te cilën e përfaqëson z. Basri Asllani, tutje referuar si “ofruesi shërbimeve”, dhe
  2. Federata e Sindikatave të Shëndetësisë Kosovës, me numër fiskal 600114269 me seli ne rrugën Mustafë Kruja B1 Nr.17 ne Prishtine, te cilën e përfaqëson Znj.Tevide Imeri -Kryetare, me tutje “marrësi i shërbimeve”.

Se bashku referuar si “Palët”, dakordohen si ne vijim:

Neni 2

Qëllimi

2.1 Palët bien dakord te bashkëpunojnë me qellim qe anëtaret e Federatës ë Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës te marrin shërbimet e ofruara nga “Optika Moda” SH.P.K.

Neni 3

Objekti

3.1. Objekti i kësaj kontrate mes Palëve është ofrimi i shërbimeve qe kryen “Optika Moda” SH.P.K. Te gjitha shërbimet për kujdesin e syve: si kontrolla mjekësore për sy me aparaturën me te sofistikuar, ekzaminimin e syrit, përcaktimin e dioptrisë dhe ofrimit te syzeve, te gjitha këto shërbime për anëtaret e sindikatës se shëndetësisë dhe familjareve te tyre (prindërit, bashkëshorti/ës dhe fëmijëve)

Neni 4

Kohëzgjatja

4.1. Palët me nënshkrimin e kësaj Kontrate, krijojnë marrëveshje te bashkëpunimit për periudhe te pa caktuar.

Neni 5

Shërbimet e ofruara

5.1. Te gjitha shërbimet për kujdesin e syve te përfshira si me poshtë:

  1. a) Kontrolla mjekësore për sy me aparaturën me te sofistikuar, ekzaminimin e syrit, përcaktimin e dioptrisë ofrohen pa pagese për te gjithë anëtaret e sindikatës se shëndetësisë dhe anëtaret e familjes se ngushtë,
  2. b) Anëtarët e FSSHK-së gjithashtu përfitojnë zbritje ne syze dioptrike 50% nga vlera e tyre, ndërsa anëtaret e familjes se ngushtë 30%.
  3. c) Anëtarët e FSSHK-së gjithashtu përfitojnë zbritje ne syze te diellit si dhe ne lente kontakti dhe xhama dioptrik zbritje prej 35% ndërsa anëtaret e familjes se ngushtë 20%.

5.2. Zbritja për anëtaret e sindikatës se shëndetësisë aplikohet pasi qe te paraqesin kartelën identifikuese ose vërtetimin nga sindikata e tyre qe dëshmon se janë anëtarë te sindikatës se shëndetësisë.

Neni 6

Shkëputja e kontratës

6.1 Secila Palë  mund ta shkëpusë këtë marrëveshje me mirëkuptim, me një njoftim paraprak prej 30 ditësh.

Neni 7

Te dhëna personale

7.1. Klienti nëpërmjet kësaj Kontrate pranon shprehimisht qe ofruesi i shërbimeve mund te mbledhë, përpunojë, përdorë, transferoje dhe komunikojë te dhënat personale te klientit ne përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e te Dhënave personale.

Neni 8

TË DREJTAT DHE DETYRIMET E PALËVE KONTRAKTUESE

8.1. Palët kontraktuese u dakorduan qe pas fillimi te bashkëpunimit do te mbajnë te informuar secila palë për palën tjetër lidhur me ekzekutimin e kësaj kontrate.

8.2. Secila pale e kësaj marrëveshje, si nikoqir i mire do te kujdeset ne zbatimin e marrëveshjes me mirëbesim dhe sipas parimeve te mira ekonomike.

Neni 9

Zgjidhja e Kontesteve dhe Ligji i Aplikueshëm

9.1. Mosmarrëveshjet eventuale ndërmjet palëve lidhur me implementimin e kësaj kontrate duhet te zgjidhen me mirëbesim dhe metoda alternative, ne te kundërtën kompetente për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve eventuale është Gjykata Themelore ne Prishtine. Palët obligohen qe para inicimit te procedurës ne Gjykate te provojnë te zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre ne procedurë te ndërmjetësimit, ne përputhje me Ligjin e Punës dhe Ligjin për Ndërmjetësimin. Ndërmjetësimi do te zgjas maksimalisht 90 dite nga dita e fillimit te procedurës dhe do te mbahen maksimalisht 3 seanca. Ndërmjetësimi do te administrohet nga Qendra e Ndërmjetësimit e Odes Ekonomike Amerikane e Kosovës, ne përputhje me rregullat e saj te ndërmjetësimit dhe Ligjin për Ndërmjetësim.

Neni 10

Shprehja e vullnetit të lirë dhe të tjera

10.1. Palët kontraktuese konfirmojnë se pasi i kane lexuar te gjitha nenet e kësaj kontrate dhëne shprehje te vullnetit te lire e nënshkruajnë ketë kontrate pa imponime apo ndikime te jashtëm te çfarëdo lloji, e këtë e vërtetojnë me nënshkrimet e tyre.

10.2. Palët kontraktuese me vullnetin e tyre mund te ndryshojnë dispozita te caktuara te kësaj kontrate ne shkrim (aneks kontratë).

Neni 11

KOPJET DHE NDRYSHIMET

11.1. Kjo marrëveshje është hartuar dhe nënshkruar ne 2 (dy) kopje identike, nga 1 (një) kopje për secilën palë. Çdo ndryshim i dispozitave te kësaj marrëveshje është i vlefshëm vetëm nëse është bere ne formë te shkruar dhe është nënshkruar nga te dy palët.

                                     PALËT KONTRAKTUESE

 

OFRUESI I SHËRBIMIT                                                           MARRËSI I SHËRBIMIT

Optika Moda SH.P.K.                                                                FSSHK-së

___________________                                                        _________________________

 

 

Marreveshja mes FSSHK-së Optika Moda

 

 

 

0
Creative Theme