Lajme dhe Ngjarje

Prononcimi i Kryetarit të FSSHK-së Dr.Blerim Sya për Kohën Ditore me temë “Sindikatat paralajmrërojnë se do t’i padisin për diskriminim Qeverinë dhe Deputetët”

Posted by:

Sindikatat e punëtorëve kanë paralajmëruar padi ndaj Qeverisë dhe deputetëve nëse miratohet Projektligji për punëtorët e arsimit shqip të viteve ’90. Kjo, pasi po vlerësojnë se janë duke u diskriminuar për dallim nga Sindikata e Arsimit. Nga ana tjetër kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka kërcënuar se nëse Kuvendi nuk e miraton këtë projektligj, shtatori do ta gjejë arsminin në greva. Zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi, ka thënë se miratimi i këtij projektligji ka qenë obligim moral i Qeverisë, por nuk ka komentuar paralajmërimet e sindikatave të tjera për padi e protesta.

Prishtinë, 3 Qershor- Padi ndaj Qeverisë dhe deputetëve e protesta në rrugë kanë paralajmëruar disa sindikata të puëntorëve në Kosovës nëse Kuvendi miraton në lëxim të dytë Projketligjin për punëtorët e arsimit shqip të viteve ’90. Kjo, pasi sindikatat po konsiderojnë qe Qeveria dhe deputetët I kanë diskriminuar kategoritë e tjera që kanë shërbyer në vitet’90, duke  favorizuar veëtm punëtorët e arsimit. Projektëligji, I cili rregullon statsin për punëtorët e arsimit që kanë kontribuar në vitet  ’90, ka kaluar në leximin e parë në Kuvend me 17 maj dhe shpejt pritet të dërgohet në leximtë dytë.

Sindikatat diskriminimin po e bazojnë duke u mbështetur në Ligjin për skemat pensionale të financuara nga shteti, I cili parashah që t’u njihet stazhi I punës për pension kontributdhënës për vitet 1989-1999 punëtorët të arsimit, të shëndetësisë dhe të tjerëve që kanë punuar në sistemin e Republikës së Kosovës.

Kryetar i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë Dr.Blerim Syla , ka bërë të ditur se u ka dërguar letër kryeministritë dhe të gjithë grupeve parlamentare për atë që mund t’i presë nëse miratohet ky proketligj.

“Ne e kemi shpjeguar se ekziston Ligji mbi skemat pensionale ku në mënyrë specifike ceket se iu njihet stazhi të gjithë punëtorëve të arsimit, shëndetësisë dhe të tjerëve. Unë kam apeluar edhe tek Parlamenti që ose të aprovojë ligj për të gjithë, ose do të kemi probleme gjyqësore. Ne do të padisim Qeverinë dhe Parlamentin për diskriminim, sepse Kushtetuta të gjithë na njeh njëtë, është shprehur Syla.

Ai ka theksuar se nuk janë kundër që të ketë ligj për punëtorët e arsimit, por që nuk duhet të ketë favorizime ndaj asnjë sindikate. I pytër për numërin e punëtorëve shëndetësorë të viteve ’90, Syla ka thënë se nuk e di pasi, sipas tij, Bashkimi i Sindikatave të Pavaruara të Kosovës nuk ka mbajtur evidence të sakta.

E kryetari i Federatës Sindikale të Adminsitratës Publike (SPAK) , Ndue Kalaj, e ka quajtur për keqardhje që Qeveria tasht e 19 vjet nuk e ka rregulluar stazhin e punës për punëtorët e administratës të cilët, sipas tij nuk i pranuan masat e dhunshme dhe okupimin nga Serbia.

Nëse miratohet Projketligji për punëtorët e arsimit të viteve ’90, ai ka thënë se do ta ndiejnë vetën të diskriminuar. Madje ka paralajmëruar edhe protesta para Qeverisë së Kosovës.

“E konsiderojmë si dskriminuese nëse miratohet ky projektligj dhe e dimë se kjo bëhet për poenë politikë, për shkak se në arsim kanë shumë vota. Arsimit po ia kompensojnë punën, kurse nëpunësve të shtetit të cilët punuan nën regjimin serb jo. Kjo kategori po dëmtohet”, është shprehur Kalaj.

Favorizimi i një kategorie dhe anashkalimi i të tjerëve të së njëjtës periudhë, sipas tij është një padrejtësi nga ana e shtetit.

“ Do t’i njoftojmë edhe ambasadorët se si munde të lejojnë të nxjerrë ligje disktiminuese me të cilat Kosova i dënon qytetarët e vet dhe krijon pabarazi mes qytetarëve”.

Ndërkaq nënkryetar i Sindikatës së Policisë, Shaban Tasholli, ka kërkukar që kontributi i viteve ’90 t’iu njihet të gjitha kategorive njëjtë e jo të ketë dallime mes kategorive.

“Nuk e di kush kanë qenë ata njerëz që e kanë aprovuar atë ligj, sepse ne vitin 1990 e kemi lëshuar punën dhe kemi punuar paralel me pushtetin serb nën urdhrat e Qeverisë së  Kosovës. Nuk ka polic që nuk është bastisur , rrahur e maltretuar. Ne jemi të diskriminuar  dhe  duam të ketë projektligj edhe për neve”, ka theksuar Tasholli.

Deklarata e sindikatave të tjera kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, i ka quajturtë padrejta.

Sipas tij, mësimdhënësit më shumë se kushdo tjetër e meritojnë të shpërblehën për punën që kanë bërë në vitet më të vështira për Kosovën.

“Në vitet ’90 i vetmi sektor që i ka thënë jo Sërbisë dhe ka punuar me planet e Kosovës kanë qenë mësimdhënësit. Ata janë rrahur dhe maltretuar dhe kanë punuar duke i mbajtur shkollat hapur. Prandaj nuk është e ndershme që të reagohet në këtë mënyrë”, është shprehur Jasharaj.

Nëse deputetët nuk e miratojnë Projketligjin për punëtorët e arsimit shqip të viteve ’90, kryetari  i SBASHK-ut ka paralajmruar se shtatori do të nisë me greva në arsim.

“Nëse deputetët ndikohen nga të tjerët ne s’kemi zgjidhje tjetër përveç të ndërmarrim veprime sindikale. Pra, viti i ri shkollor nuk do të fillojë”, ka shtuar Jasharaj.

Projketligji për punëtorët e arsimit shqip të viteve ’90 shumë shpejt pritet të dalë në depat publik për t’u diskutuar.

Kryetari i Komisionit parlamentar për arsim, Ismajl Kurteshi, ka bërë të ditur  se pas vërejtjeve dhe sugjerimeve  Projektligji do të dërgohet në Kuvend.

“Pas debatit ku merren vërejtjet dhe sugjerimet do ta shqyrtojmë Projketligjin nen pas neni. Në parim jemi për t’ua njohur meritat atyre që kanë kontribuar gjatë viteve ’90 në arsim, mirëpo duhet të merren parasysh edhe të tjerat që kanë kontribuar, por edhe  mundësitë e buxhetit, sepse nuk jemi për t’i krijuar buxhetit probleme të patejkalueshme”, është shprehur  Kurtishi.

Më  17 maj, kur Kuvendi e ka miratuar në lexim të parë Projketligjin për punëtorët e arsimit shqip të viteve ’90, ministri i Financave ,Bedri Hamza, u ka bërë thirrje deputetëve që të kenë kujdes në ruajtjen e stabilitetit makrofiskal të vendit.

Ai pati shprehur shqetësim se nuk e dinë si do të mundë t’i qëndrojnë presionit të kategorive të tjera nëse miratohet ky projekligj.

Gazeta ka tentuar të marrë një qëndrim nga Hamza rreth pakënaqësive të sindikatave dhe paralajmërimit për padi e protesta, por nuk ia ka dalë të vërë kontakt.

Nga ana tjetër zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi, ka thënë se Projketligjin për punëtorët e arsimit shqip të viteve ’90 është veprim i nevojshëm dhe ka qenë obligim moral ndaj kontributit të tyre.

“Qeveria është e përkushtuar që t’u gjejë zgjedhje shumë problemeve që janë grumbulluara prej vitesh, por të cilat marrin kohë”, ka thënë shkurt ajo.

Ditë më parë Instituti GAP ka nxjerrë një dokument ku ka vlerësuar se Projketligjin për punëtorët e arsimit shqip për periudhën 2018-2020 do t’i kushtojë buxhetit të shtetit 30.4 milionë euro, ose 16.1 milionë euro më shtrenjtë sesa është llogaritur nga Ministria e Financave.

GAP-i ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të kthejë mbrapa në Qeveri këtë projektligj dhe ta obligojë Qeverinë që të hartojë ligj të ri për skemat pensionale të financuar nga shteti.

Ky institut i ka rekomanduar Kuvendit që të kërkojë nga Minsitria e Financave një vlersim të ri të ndikimit financiar të Projketligjin për punëtorët e arsimit shqip të viteve ’90. Në këtë opinion thuhet se kostoja e këtij projektligji për vitet 2018-2020 është 16.757.476.50 euro

Sipas dokumentit, nëse do të miratohej  Projketligji, për vitin 2018 duhet 2.514.697.50 për vitin 2019 duhen  6.738.678.00 euro dhe për vitin 2020 duhen 7.504.101.00 euro.

Në vitin 2018 do të përfitonin 9.656 punëtorë arsimorë, që aktualisht janë në pension, në vitin 2019 do të përfitojnë 10.808 punëtorë arsimorë, kurse në vitin 2020 do të përfitonin 12.045 mijë punëtorë të arsimit.

Edona Kutleshi – Koha Ditore

Prononcimi i Kryetarit per Koha Ditore (1)

 

 

 

0
Creative Theme