Lajme dhe Ngjarje

Tryezë me temë Imazhi i profesionistëve shëndetësor,ndikimi i tij në sistemin shëndetësor

Posted by:

Sot me datë 25.10.2017 Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës në bashkëpunim me Solidar Suisse Kosova organizon tryezë me temë: ”Imazhi i profesionistëve shëndetësor, ndikimi i tij në sistemin shëndetësor”.Qëllimi i kësaj tryeze është gjetja e mekanizmave institucional me qëllim të përmirësimit të imazhit të punëtorëve shëndetësor e në këtë mënyrë kthimin e besimit tek institucionet shëndetësore.

Në këtë tryezë të ftuar ishin përfaqësues të institucioneve relevante, si: Ministria e Shëndetësisë, Komisioni Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Social, Deputetët Mjek të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Bordi Drejtues i SHSKUK-së, ud. i Drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK-së, Drejtor të Klinikave, Përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit, Shoqëria Civile si dhe gazetarët të cilët përcjellin ngjarjet në shëndetësi.

Kryetari i FSSHK-së pasi përshendeti dhe falenderoi pjesëmarrësit në këtë Tryezë duke theksuar:Te gjithë jemi dëshmitarë te asaj qe nga paslufta e deri në ditet e sotme Sektori i Shëndetësisë ka qenë një nder sektoret qe më së shumti është lenë pas dore. Asnjë nga qeveritë qe ishin në pushtet nuk e panë te arsyeshme qe ta kenë prioritet, dhe kush u dëmtua më se shumti..?U demtua,Popullata,Sistemi Shëndetësorë dhe Punëtoret Shëndetësorë.Është për te ardhur keq dhe ne te njejten kohë shumë paradoksale se si një shtet në zhvillim siç është Kosova asetin më të madh qe e ka në dispozicion (kuadrin e kualifikuar) ta anshkalojë dhe te hapi rrugë  që shtetet në Rajon dhe Europë ta shfrytëzojnë këtë “dukuri” për plotësimin e nevojave te tyre, më pas vazhdoi,por ajo qe nuk e dinë shumica e as qe e marrin mundin ta kuptojnë është qe një Mjek në Kosovë në kushtet në te cilat punon arrin te korr rezulate më shumë sesa qe mund te jenë pritshmeritë ne këtë profesion, madje mund te thuhet qe mjeket Kosovarë janë edhe improvizues shumë të mirë. Ka shumë raste kur një Mjek qoftë ne Spitale qoftë në QKUK është i detyruar qe qe vet te blejë materialin e nevojshem për kryerjen e intervenimeve nga me te thjeshtat deri te me te komplikuarat dhe kjo vetem e vetem qe te mos e rendojnë edhe me shumë barrën tek qytetarët te cilët janë me se paku fajtorë ne këtë mes. Kemi edhe raste kur  vetë punëtorët shëndetësorë kan kontribuar financiarisht qe të përmirësojnë ambientet brenda  spitaleve dhe Klinikave ne menyrë qe pacienteve te ju sigurohen kushte me te mira gjatë trajtimit dhe çfarë merr si shpërblim një punëtorë shëndetësorë ne këtë rast është përbuzja institucionale dhe mosbesimi i popullates. Dukuria e ikjes se Mjekëve nga Kosova më se shumti duhet të shërbejë si mënyrë qe institucionet dhe Shteti i Kosovës njeherë e përgjithmonë të vetëdijësohet qe nuk ka asgjë qe nuk shkon me punëtorët shëndetësorë por faji është tek sistemi që është instaluar tash e 17 vite, sisitem i cili ka dhenë minimumin e asaj qe duhet te ipet për shëndetësinë,përfundoi Kryetari i FSSHK-Dr. Blerim Syla.

Më pas fjalën e morri Zëvendësministri i Shëndetësisë Dr. Ali Berisha  i cili tha:se imazhi që ka sot shëndetësia kosovare, nuk është imazhi të cilin e duan vet profesionistët shëndetësor e aq më pak qytetarët dhe pacientët kosovarë. “Imazhi i sotëm i profesionistëev tanë shëndetësor dhe i vet sistemit shëndetësor përfaqësohet përmes besimit të lënduar në shëndetësinë tonë.Ky besim i lënduar, nuk është pasojë e veprimeve individuale të ndonjërës prej hallkave të sistemit, por është pasojë e lëshimeve të bëra në pothuaj secilën hallkë të sistemit shëndetësor, duke filluar nga MSh si menaxhere e sektorit, për të vazhduar me institucionet shëndetësore të tre niveleve dhe vet profesionistët shëndetësor. Të pafajshëm janë vetëm pacientët…”, tha Zëvendësministri Berisha.Ai theksoi se shkaqet e këtij besimi të lënduar lidhen me nënfinancim të sektorit të shëndetësisë; qasjen jo adekuate të politikës ndaj sektorit; trajtim jo dinjitoz të profesionistëve shëndetësor dhe; politikat jo adekuate dhe të pa bazuara në performancë dhe evidencë mjekësore.Ai tha se përmirësimi i imazhit është një proces që kërkon kohë, ndërsa Qeveria e Republikës së Kosovës është përcaktuar për një program real që nënkupton: përmirësimin e financimit të shëndetësisë; ndryshime në qasjen ndaj pacientit dhe rritjen e shërbimeve dhe përmirësimin e komunikimit midis profesionistëve shëndetësor në raport me pacientët dhe familjarët e tyre.

Pas Zëvendësministrit fjalën e morri përfaqësuesi i Solidar Suisse i cili përgëzoi FSSHK per Tryezen si dhe per temen te cilen eshte perzgjdhur per te diskutuar, kontributi i tij ishte ne aspektin profesion meqenese me profesion mjek ngriti disa shqetesime, duke permendur edhe menyren e qasjes se mediave dhe shkrimeve ne lidhje me ngjarjet e caktuara, te cilat jane njera nder arsyet te cilat kane ndikuar ne demtimin e imazhit te mjekeve.

Në tryezë dhanë kontribut edhe pjesëmarrësit e tjerë si Drejtori i Bordit të SHSKUK-së Dr. Naser Ramadani i cili i dha një vlerësim të lartë organizimit të kësaj Tryeze dhe nevojës për të diskutuar këtë temë, gjithashtu fjalën e morrën edhe U.D i Drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK-së, Kryetarja e Komisionit Parlamentar peer Shendetesi dhe Mireqenie Socila znj. Baftiu, deputetja FAtmire Kollqaku, Kryeinspektorja e Inspektoratit shëndetësor znj. Baraku, Drejtori i Klinikës së Shërmbimit emergjent ne QKUK Dr. Basri Lenjani, përfaqësuesi i shoqatës së pacientëve Dr. Mehmedali Kodra,gazetarët nga mediume të ndryshme të vendit.

Ne fund te kesaj Tryeze, pjesemarresit dolen me Konkluzione te cilat do ti adresohen instancave pergjegjese ne shendetesi.

 

0
Creative Theme