KUVENDI I IV-të ZGJEDHOR I KOMITETIT RINOR TË FSSHK-së

 

Me datë 16.02.2022 ,u mbajt Kuvendi i IV-të Zgjedhor i Komitetit Rinor të FSSHK-se . Në këtë kuvend ishin te ftuar te gjithe anetarët e zgjedhur ne nivel te Sindikatave të përfaqesuara në FSSHK-se .
Fjalën përshëndetëse e mori fillimisht Kryetari i FSSHK-se Dr. Blerim Syla i cili e përshëndeti Kuvendin Zgjedhor të Rinise, duke i falenduar për pjesëmarrje dhe shprehjën e interesimit për udhëheqjen e këtij Komiteti. Ai iu drejtua pjesë marrësve duke vlerësuar lartë të rinjët duke i quajtur promotor ne lëvizjet sindikaliste” në këtë kohe kur Evropa po vuan pasojat e plakjes se popullësisë dhe mungesë së te rinjëve ne pjesë marrje aktive ,jam tejet i lumtur me përfaqësimin e Juaj në këtë Kuvend, uroj që nga këtu të dalin lider te rinj të cilët do ta udhëheqin FSSHK-në në të ardhmen.
Pas fjalëve përshëndetëse të Kryetarit të FSSHK-se Dr. Blerim Syla, ja dha fjalën Kryetarës në largim Znj.Hanushe Llabjani e cila e falenderoj Federatën për bashkëpunimin dhe i njoftoj delegatën për aktivitetet dhe të arrituarat e Komitetin Rinor të FSSHK-së në  kuadër të EPSU. Mandej Kuvendi Zgjedhor filloi me punimet e saj ku fillimisht anëtarët e Kuvendit të IV-te Zgjedhor të këtij Komiteti miratuan Rregulloren e punes se Komitetit i cili rregullon mbarë vajtjen e punës së këtij organi. Pas miratimit te Rregullorës Kuvendi Zgjedhor të Komitetit te Rinisë u zgjodh Komisonin Verifikues në përbërje prej 3 anëtarëve.
Procesin zgjedhor që nga fillimi ne pajtim me Rregulloren e punes se këtij Komiteti e ka monitoruar procesin Komisoni Qendror Zgjedhor i FSSHK-së.
Mandej delgatët vazhduan të procedojn me paraqitjën e kanditaturave për Kryetarë /e te Komitetit te Rinisë, në proces te votimit moren pjese dy kandidat Znj.Vjollca Krasniqi nga QKMF-Podujevë dhe Znj.Mirlina Krasniqi nga QKMF-Prishtinë, te cilet fillimisht para anëtarëve të Kuvendit paraqiten biografin e tyre.
Pas procesit te votimit i cili ishte i fshehte dhe numrimin e votave Kryetare e Komitetit te Rinise u zgjodh:
Znj.Mirlinda Krasniqi  e cila  u morri 30 vota nga delegatët prezent për  Kryetare e Forumit Rinor të FSSHK-së.
Pas votimit për Kryetare te Komitetit te Rinise ,Kuvendi vazhdoi punimet me propozimin e kandidatëve për Kryesi te Komitetit te Rinisë.
Anëtarët te Kryesise se Komitetit ne baze te votave te marra nga delegatët e Kuvendit Zgjedhor u zgjodhën:

Dëfrim Zenuni-Nënkryetar

Granit Villa-Nënkryetar

Vjollca Krasniqi-Anëtare e Kryesisë

Era Pireva-Anëtare e Kryesisë