Mr. Tevide Imeri
Kryetare e FSSHK
Mr. Tevide Imeri- Kryetare e FSSHK-së është zgjedhur në Kongresin e -IV- Zgjedhor të FSSHK-së me datë 29.04.2022 duke përfaqësuar shumicën e delegatëve, Mr.Tevide Imer ka qenë mbi dy mandate Përfaqësuese e Regjioni të Ferizajt, Kryetare e Shoqatës Sindikalet të QKMF-Ferizaj, sindikaliste me një përvoj mbi 18 vite, njëherët edhe anëtare e Këshillit Drejtues të FSSHK-së dhe anëtare e kryesisë së FSSHK-së mbi 10 vite. Po ashtu ka marrë pjesë në shumë grupe punes për plotësim ndryshimin e legjistacionit për shëndetësi, Ligjit të punës, Ligjit për organizim sindikal, Ligji mbi Grevat, si dhe Udhëzimet administrative. Ishte prezent në komisione të ndryshme dhe aktive ne media duke promovu dialogun social duke lobuar për avancimin e të drejtave të punëtorëve shëndetësor. Vlen të theksohet pjesëmarrjen aktive në takime jashtë vendit me Sindikata Evropiane si dhe krijimi i marrëdhënieve bashkëpunuse edhe me organizata jo qeveritare vendor dhe ndërkombetare.Fillimisht punoj si inferimere prej viti 1997 në mjekësin primare pas lufte, ka të kryer Fakultetin Juridik si dhe studimet pos diplomike Master në Shkenca Civile, punoj si zyrtare për mbrojtjen në punë deri në zgjedhjen në Kongres, ka trajnime të ndryshme , është eksperte e çartifikuar për siguri dhe shëndet në punë, ka bërë hulumtime për mbrojtjen në vendin e punës, po ashtu ka të kryer edhe shkollën e lartë të komunikacionit (që nga para lufta) po ashtu ka vijuar trajnime të ndryshme për ndihmë të parë, trajnime të ndryshme për gruan në lidership të organizuar nga Organizatat e huaj, gjithashtu ka vijuar trajnime të ndryshme nga rrjeti i gruas sindikaliste si dhe trajnime në pjesmarrje për vetëqeverisje lokale.
Mr.Blerim Delija
Nënkryetar i FSSHK-së
Mr.Blerim Delija – ka lindur në Gjakovë, shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në qytetin e Gjakovës. Specializimin mbi audiometrinë e kreu në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.Si aktivitete të dalluar të z. Blerim Delija dallohet si anëtar i KLMDNJ-së për dy vjet me radhë. Gjatë kësaj periudhe është shquar për një kontribut të jashtëzakonshëm si aktivist për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut. Gjithashtu, në sferën politike, z. Blerim Delija ka qenë Sekretar i degës së AKR-së në Gjakovë.
Në aktivitet sindikal, karriera e tij shquhet me pozitën e të qenurit delegat i BSPK-së dhe delegat i Kongresit të I-rë, II-dytë, III-të të FSSHK-së. Gjatë periudhës nga viti 2005 e deri në vitin 2010 ka qenë në krye të Sindikatës së Spitalit Rajonal të Gjakovës “Isa Grezda “ Dy mandate Nënkryetar i FSSHK-së, anëtarë i kryesisë dhe këshillit drejtues i FSSHK-së. Z. Blerim Delija dallohet me shpirtin e tij luftarak për realizimin e kërkesave të punëtorëve shëndetësorë dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre. Tani, z. Blerim Delija ushtron funksionin e Nënkryetarit të FSSHK-së, që nga përfundimet e punës së Kongresit të IV-të të FSSHK-së.
Dr.Bajram Kryeziu
Nënkryetar i FSSHK-së
Dr.Bajram Kryeziu i lindur ne fshatin Brezne, komuna e Dragashit ku kam kryer shkollen fillore dhe te mesme. Fakultetin e mjekesise si dhe specializimin nga Mjekesia Familjare ne Prishtine.Profesionin e mjekut specialist nga Mjekesia Familjare e ushtroj pran QKMF-se ne Prizren. Veprimtaria ime sindikale daton qysh nga nisma per krijimin e Sindikates ne Shendetesi. Kam qen kryetari i pare i sindikates ne QKMF per tri mandate ,në zgjedhjet e 2022 kam fituar edhe nje mandat per te udhehequr këtë Qendër Familjare te Mjekësisë.Ne nivele qendrore udhëheqës në FSSHK-se nje mandat kam qenë Nenkryetar i Keshillit Drejtues,dhe dy mandate Perfaqesues Regjonal një herëit anëtarë i kryesisë së FSSHK-së. Ne kongresin e fundit te FSSHK-se jam zgjedhur Nenkryetar i FSSHK-së dhe Përfaqësues i Regjionit Sindikal Prizren, ku per pese vitet e ardheshme do te mundohem te jap maksimumin nga vetja.
Dr. Naim Sahiti
Kryetar i Këshillit Drejtues të FSSHK-së/Anëtar i Kryesisë së FSSHK-së
Dr.Naim Sahiti- i lindur në fshatin Budrikë e Eperëm komuna e Vitis, ka të kryer shkollën fillore në Pozharan, ndërsa shkollën e mesmë në Gjilan. Fakultetin e mjekesise si dhe Specializimin nga Mjekesia Familjare në Prishtine. Profesionin e mjekut specialist nga Mjekesia Familjare e ushtroj pran QKMF-se në Viti që nga viti 2005. Veprimtaria sindikale daton qysh nga nisma per krijimin e Sindikatës në Shendetësi dhe ka qen kryetari i pare i sindikates ne QKMF në Viti per katër mandate, njëherët ka qenë 2 mandate Përfaqësues Regjional i Gjilanit si dhe anëtarë i Kryesisë së FSSHK-së dhe anëtarë i Këshillit Drejtues të FSSHK-së. Ka marrë pjesë në shumë trajnim të ndryshm sindikale si dhe trajime për edukim të vazhdueshëm profesional, ka marrë pjesë në komision të ndryshm si dhe në grupe punës të organizuar nga Federata. Tani në Kongresin e -IV te FSSHK-se është zgjedhur Kryetar i Këshillit Drejtues të FSSHK-së i cili është organi më i lartë mbas Kongresit bazuar në Statutin e FSSHK-së.MA.PT.Lirije Fazliu Bajraktari
Përfaqësuese e Regjionit Sindikal Mitrovicë/Anëtar i Kryesisë së FSSHK-së
MA.PT.Lirije Fazliu Bajraktari-e lindur në Mitrovicë, shkollën e mesme të Mjekësisë e kreu në Mitrovicë, ndërsa Fakultetin në Rezonanc dega Fizioterapeute në Prishtinë, Masteri në Menagjment Shëndetësor në Universitetin Mbretëror Ilirija. E punësua që nga viti 1999 në Spitalin “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë. Gjatë kësaj periudhe kohore ka qenë aktive në rolin e liderit sindikale për shumë organizime, aktivitete sindikale si dhe komisione të ndryshme në të mirë të punëtorëve.Ka marrë pjesë në shumë seminarë dhe trajnime të ndryshme por për ti veçuar janë seminari i mbajtur në Durrës në viin 2014 për lidere sindikale të ligjeruar nga Prof.Minella Mano me temë bisedimet, negocimi si komunikimi , Kontrata Kolektive Sektoriale, Sindikatat dhe Mjedisi Shoqëror. Ka të përfunduar trajnimin sindikal në Shqipëri. Në vitn 2011 është zgjedhur Kryetare e forumit të Gruas në Spitalin e Mitrovicës, ndërsa në vitin 2016 është zgjedhur Kryetare e Sindikatës në Spital “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë. Në vitin 2020 është zgjedhur Përfaqësues e Regjionit Sindikal në Mitrovicë si edhe në vitin 2022 është rizgjedhur Përfaqësuese e Regjionit të Mitrovicës.
Aktulisht ëshët Përfaqësues e Regjionit të Mitrovicës, anëtare e kryesisë së FSSHK-së si dhe anëtare e Këshillit Drejtues të FSSHK-së për dy mandate.
Zt.Zenel Berisha
Përfaqësues i Regjionit Sindikal Pejë/Anëtar i Kryesisë së FSSHK-së
Zenel Berisha- i lindur në fshatin Krzushec Komuna e Pejës, me profesion Infermier, i martuar baba i 5-së (pesë) fëmijëve. I punësuar që nga viti 1982 si infermier pranë QKMF-Pejë. Prej vitit 2002/2003 i caktuar në pozitën e Kryeinfermierit të njësisë së Urgjencës së QKMF-Pejë deri në dhjetor të vitit 2021 ku edhe ka kërkuar dorëheqjen nga kjo pozitë për shkak të angazhimeve Sindikale. I anëtarësuar në FSSHK që nga viti 2005, ndërsa si nënkryetar i Sindikatës së QKMF-Pejë që nga viti 2006 deri në dhjetor të vitit 2021. Pas zgjedhjeve të FSSHK-së në Kuvendin Zgjedhor të mbajtur në nëntor 2021 u zgjodh Kryetar i Sindikatës së QKMF-Pejë, ndërsa në Janar 2022 është zgjedhur Përfaqësues i Regjionit të Pejës, ku njëherit është edhe anëtarë i Kryesisë së FSSHK-së ndërsa në maj është zgjedhur Nënkryetar i Këshillit Drejtues të FSSHK-së.
Zt.Edmond Arapi
Përfaqësues i Regjionit Sindikal Gjakovë/Anëtar i Kryesisë së FSSHK-së
Zt.Sedat Haxhiu
u.d.Përfaqësuese e Regjionit Sindikal Ferizaj/Anëtare e Kryesisë së FSSHK-së
Dr.Ismet Kastrati
u.d.Përfaqësues i Regjionit Sindikal Gjilan/Anëtar i Kryesisë së FSSHK-së
Zt.Sherif Makolli
Përfaqësues i Regjionit Sindikal Prishtinë/Anëtar i Kryesisë së FSSHK-së
Sherif Makolli- i lindur ne fshatin Marec, komuna e Prishtinës ku ka kryer shkollen fillore ndërsa shkollën e mesme të Mjekësisë e ka përfunduar në Prishtinë. Profesionin e Teknikut Laborant e ushtron pran QKMF në Prishtinë që nga ka viti 1981. Veprimtaria sindikale i daton qysh nga 2010 dhe ka marrë pjesë në trajnime dhe aktivitete të ndryshme sindikale të organizuar nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës. Ka qen kryetari i sindikatës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë për tri mandate, dhe për dy mandate ka qenë anëtar i Këshillit Drejtues të FSSHK-së, ndërsa në zgjedhjet e vitit 2022 ka fituar mandatin për Përfaqësues Regjional të Prishtinës.Vlen të theksohet se gjatë luftës ka dhënë kontributin e tij duke punuar në Kryqin e kuq -Norvegjez në Qegran Maqedoni ku ka ofruar shërbime shëndetësor për pacienta në ata regjion si staf i rregullt profesional. Ka marrë pjesë edhe në trajnime për zhvillimi të vazhdueshëm profesional në nivel të QKMF-Prishtinë. Aktualisht është Kryetar i shoqatës sindikale të QKMF-Prishtinë dhe Përfaqësuesi Regjional i Prishtinës.
Znj.Teuta Mikushnica
Krytare e Komitetit te Gruas së FSSHK-së/Anëtare e Kryesisë së FSSHK-së
Teuta Mikushnica-e lindur në Mitrovicë, shkollën fillore edhe shkollën e Mesme të Mjekësisë e kreu në Mitrovicë. Gjatë kohës së luftës ndihmoi popullatën si infermiere në regjionin e Drenicës. E punësuar që nga viti 2013 në Spitalin “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë. Gjatë kësaj periudhe ka qenë anëtare e Sindikatës ku ka marrë pjesë në aktivitete të ndryshme. Në vitin 2018 është trajnuar si teknike e Anestezionit në Q.K.U.K-së. Dhe së fundi në vitin 2022 është zgjedhur kryetare e Forumit të Gruas në FSSHK. Aktualisht është kryetare e Komitetit të Gruas të FSSHK-së.Znj. Mirlinda Krasniqi
Krytare e Komitetit Rinorë të FSSHK-së/Anëtare e Kryesisë së FSSHK-së
Mirlinda Krasniqi- e lindur në Prishtinë, ka të përfunduar shkollën e mesme të mjekësisë Dr.Ali Sokoli në drejtimin teknike e dhëmbëve. Pastaj ka vazhduar studimet bachelor në Fushën Përkujdesje dhe Mirëqenie Sociale, punon si Asistente e Stomatologut në Qëndrën Kryesore të Mjekësisë së Familjare në Prishtinë prej 5 vitesh. Nga fillimet e saj në punë është pjesë e sindikatës të QKMF-së në Prishtinë respektivisht në pozitën e Kryetarës së forumit rinor. Ka marrë pjesë në shumë trajnime dhe aktivitete tjera sindikale të organizuar nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, dhë në viti 2022 është zgjedhur Kryetare e Komitetit Rinor të FSSHK-së. Aktualisht është kryeare e Komitetit të Rinisë së FSSHK-së.