Mr.Tevide Imeri
Kryetare e FSSHK-së
Mr. Tevide Imeri- Kryetare e FSSHK-së është zgjedhur në Kongresin e -IV- Zgjedhor të FSSHK-së me datë 29.04.2022 duke përfaqësuar shumicën e delegatëve, Mr.Tevide Imer ka qenë mbi dy mandate Përfaqësuese e Regjioni të Ferizajt, Kryetare e Shoqatës Sindikalet të QKMF-Ferizaj, sindikaliste me një përvoj mbi 18 vite, njëherët edhe anëtare e Këshillit Drejtues të FSSHK-së dhe anëtare e kryesisë së FSSHK-së mbi 10 vite. Po ashtu ka marrë pjesë në shumë grupe punes për plotësim ndryshimin e legjistacionit për shëndetësi, Ligjit të punës, Ligjit për organizim sindikal, Ligji mbi Grevat, si dhe Udhëzimet administrative. Ishte prezent në komisione të ndryshme dhe aktive ne media duke promovu dialogun social duke lobuar për avancimin e të drejtave të punëtorëve shëndetësor. Vlen të theksohet pjesëmarrjen aktive në takime jashtë vendit me Sindikata Evropiane si dhe krijimi i marrëdhënieve bashkëpunuse edhe me organizata jo qeveritare vendor dhe ndërkombetare.Fillimisht punoj si inferimere prej viti 1997 në mjekësin primare pas lufte, ka të kryer Fakultetin Juridik si dhe studimet pos diplomike Master në Shkenca Civile, punoj si zyrtare për mbrojtjen në punë deri në zgjedhjen në Kongres, ka trajnime të ndryshme , është eksperte e çartifikuar për siguri dhe shëndet në punë, ka bërë hulumtime për mbrojtjen në vendin e punës, po ashtu ka të kryer edhe shkollën e lartë të komunikacionit (që nga para lufta) po ashtu ka vijuar trajnime të ndryshme për ndihmë të parë, trajnime të ndryshme për gruan në lidership të organizuar nga Organizatat e huaj, gjithashtu ka vijuar trajnime të ndryshme nga rrjeti i gruas sindikaliste si dhe trajnime në pjesmarrje për vetëqeverisje lokale.