Lajme dhe Ngjarje

Posted by:

 

PËR: Presidentin e Republikës së Kosovës Z.Hashim Thaçi

PËR: Kryeministrin e Republikës së Kosovës Z. Avdullah Hoti

PËR: Kryetarën e Parlamentit të Republikës së Kosovës Znj.Vjosa Osmani

NGA: Kryetari i FSSHK-së Dr. Blerim Syla

LËNDA: Kërkesë

I nderuari President i Republikës së Kosovës z. Thaçi, para disa dite vizitove punëtorët shëndetësor në QKUK-ë dhe atyre iu premtove përkrahje morale, institucionale dhe shtetërore.

E nderuara znj. Kryetare e Parlamentit Ju që punëtorët shëndetësor i quani Heronjë dhe Heroina,

I nderuari Kryeministër i Republikës së Kosovës z. Hoti, Ju që lavdëroni çdo ditë punë e punëtorëve shëndetësor,

Ju deputet të Parlamentit të Kosovës, bëhuni bashkë të gjithë për punëtorët shëndetësor,na ngopet me lavde e fjalë miradije, bëhuni të gjithë bashkë, miratoni kërkesën e FSSHK-së dhe ODAVE të profesionistëve shëndetësor.

Të aprovohet me rishikim të buxhetit shtesa në pagë konform katallogut të Ligjit të Pagave në sektorin publik dhe të inicohet hartimi i Ligjit të Pagave komform vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Nuk po kërkojmë lëmoshë,por trajtim të dinjitetshëm.

Kjo është shkresa e fundit të cilën po jua adresojmë, dita e nesërme është vendimtare.

FSSHK ju bën apel dhe ju rikujton se çdo mosveprim i juaji do të ketë si pasojë reagimin deri në mosbindje.

 

Me respekt,

Dr. Blerim Syla

Kryetar i FSSHK-së

0
Creative Theme