Të Premten, me datë 24 Prill 2020 është bërë shpërndarja e donacionit prej 75 palë rroba një përdorimshme për punëtorët shëndetësor të cilët janë organizuar në ekipe mobile në pikën kufitare Hani i Elezit.
Pranim dorëzimin e këtij donacioni e bëri Përfaqësuesja e Regjionit Sindikal në Ferizaj Znj. Tevide Imeri në prani të Drejtorit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare Dr. Nejazi Luma ku prezent ishte edhe Kryetarja e Forumit Rinor të FSSHK-së Znj. Hanushe Llabjani.
Të gjithë të pranishmit ishin falenderues dhe mirënjohës për për përkrahjen e punëtorëve shëndetësor me këtë donacion por edhe me solidarizimin e të gjithë popullatës me punëtorët shëndetësor.
Ky donacion është mundësuar nga ana e Solidar Suisse -Kosova në kuadër të projektit mbështetje për partnerët përgjatë Pandemisë COVID-19 Projekti “Personal protective equipment for Health workers on COVID-19 on Kosovo’s Border Crossings” ku përmes këtij donacioni janë blerë 350 palë rroba njëpërdorimshe për punëtorët shëndetësor të cilët ofrojnë shërbime shëndetësore për qytetarët në pika kufitare në mbarë vendin.
APR
2020