Lajme dhe Ngjarje

Posted by:

Sot me datë 23 Prill 2020 është bërë shpërndarja e donacionit prej 100 palë rroba një përdorimshme për punëtorët shëndetësor  ku 50 palë janë ndarë për pikën kufitare Bërnjak dhe 50 palë për pikën kufitare Jarinje.

Pranim dorëzimi i këtij donacioni për pikën kufitare Bërnjak është bërë në prani të Drejtorit të QKMF-Mitrovicë nga ana e Kryetari të Sindikatës së QKMF-Mitrovicë  Dr. Qerim Ademi si dhe shefi i mjekësisë familjare Burim Pllana, me q’rast Drejtori i QKMF-së Dr. Fevzi Sylejmani ka shprehur falenderimin për angazhimin e FSSHK-së si dhe donatorit Solidar Suisse për ti dal në ndihmë me pajisje personale mbrojtëse për punëtorët shëndetësor të cilët ofrojnë shërbime shëndetësor për qytetarët pa dallim në këtë pikë kufitare.

Gjithashtu të njejtën ditë u bë pranim dorëzimi i donacionit nga ana e Kryetarit të Sindikatës së QKMF-Skenderaj Z.Bashkim Meha në prani të Drejtorit të QKMF-së Skenderaj  Dr.Osman Veliu për pikën kufitare Jarinje, ku në këtë pikë përveq punëtorëve shëndetësor të kësaj komune shërbime shëndetësore ofrojnë edhe punëtorët shëndetësor të QKMF-Vushtrri andaj edhe sasia e ndarë për këto ekipe mobil është ndarë proporcionalisht me numrin e punëtorëve shëndetësor të dy komunave.

Në emër të punëtorëve dhe anëtarësisë së QKMF-Skenderaj Kryetari i kësaj Sindikate Z. Bashkim Meha në adresë të Solidar Suisse Kosova dhe Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka adresuar letër falenderimi duke shprehur mirënjohje për kontributin e dhënë gjatë Pandemisë COVID-19.

Ky donacion është mundësuar nga ana e Solidar Suisse -Kosova në kuadër të projektit mbështetje për partnerët përgjatë Pandemisë COVID-19 Projekti Personal protective equipment for Health workers on COVID-19 on Kosovo’s   Border Crossings”  ku përmes këtij donacioni janë  blerë 350 palë rroba njëpërdorimshe për punëtorët shëndetësor të cilët ofrojnë shërbime shëndetësore për qytetarët në pika kufitare në mbarë vendin.

 

0
Creative Theme