Te nderuar anëtar,
Në vitin 2010 kur u mbajten zgjedhjet në FSSHK dhe ne morrem drejtimin e sajë paga e një infermieri ishte 147euro ndërsa e një mjeku 247euro, Banka Botërore kishte moratorium me Qeverinë e Kosovës për ngrirjen e pagave deri ne vitin 2015. Pas protestave te organizuara nga Sindikata e QKUK-së me mbeshtetje nga FSSHK ne vitin 2010 dhe pas grevave te njëpasnjëshme pagat e punonjësve shëndetësorë deri ne këto momente jan ngritur 220%.
Nga viti 2010 e deri me sot kemi arritur rritjen e pagave, kujdestarit (te cilat janë me te rriturat ne regjion) dhe shumë beneficione tjera qe janë te garantuara me Kontraten e Përgjithshme Kolektive.
Sot jemi para një reagimi sepse disa individ te papërgjegjëshem per interest e tyre personale ndoshta te porositur edhe nga politika po tentojnë te largojnë anëtarësin nga Sindikata.
Por nga sot dua ti informojë këta individë se e kan te kotë sepse Sindikata do e vazhdojë punën e sajë drejt realizimit te drejtave te mantelbardhëve.
Në formularin qe ju plotesoni dhe nënshkruani për ç’antarësim ju duhet te deklaroheni qe “Jeni kundër rritjes se pagave , rritjes se benefiteve dhe rritjen e mirëqenies “ vetem me një përmbajtje te tillë te formularit mund te ç’antarësoheni .
Me respekt,
Kryetari i FSSHK-së
Dr.Blerim Syla
DEC
2017