Lajme dhe Ngjarje

Arrihet marrëveshje për kompensimin e kujdestarive për punëtorët shëndetësor të QKMF-Istog

Posted by:

Deri më tani në Institucionin e  QKMF-Istog,  asnjërës  kategori  të   punëtorëve shëndetësorë nuk i janë paguar kujdestaritë komform Kontratës Kolektive Sektoriale, gjë që shfaqte edhe pakënaqësi të mëdha nga ana e punëtorëve.

Si pasojë e kësaj ne kemi bërë presion të vazhdueshëm në menaxhmentin e këtij Institucioni, duke i ofruar shtojcën e Kontratës Kolektive Sektoriale, e cila është model dhe specifikon në mënyrë të qartë se si duhet të bëhen pagesat e kujdestarive.

Por në këtë drejtim nuk kemi pasë përkrahje nga ana e Drejtorit, ne duke insistuar se në të gjitha Sindikatat e tjera punëtorët paguhen konform kësaj kontrate, së fundi menaxhmenti propozoi që të mbahet një takim me Zyrtarë të QKMF-Pejë dhe aty të shohin nga afër mënyrën dhe formën e pagesave.

Ne kemi caktuar një takim  me datë 03.10.2017  ndërmjet  Kryeteknikut të punëtorëve nga radhët e QKMF-Pejë Z.Demë Curri i cili ofroi bashkëpunim të parezervë   me ne, dhe me disa zyrtarë nga QKMF-Istog të cilët erdhën së bashku me Kryetarin e kësaj Sindikate Z.Shaban Bajraktari.

Pas këtij takimi ku janë shkëmbyer përvojat dhe mënyrat e pagesave, zyrtarët nga QKMF-Istog kanë raportuar tek Drejtori i QKMF-Istog, dhe tek Drejtorati i Drejtoratit  për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Istog.

Si rezultat i kësaj  më në fund, kanë filluar që të paguhen kujdestaritë konform kësaj baze ligjore, madje për të gjitha kategoritë, si për kuadrin e mjekëve, ashtu edhe për kuadrin e mesëm, dhe atë të pakualifikuar.

Madje këto kujdestari  kanë filluar  të paguhen  në mënyrë retroaktive që nga 1 korriku i këtij viti.

Kjo  konsiderohet  një arritje mjaft e madhe për punëtorët shëndetësorë të kësaj qendre, por edhe për ne, dhe njëherit falënderojmë të gjitha ata që kontribuan në këtë proces.

Shpresojmë që gjithmonë suksesi të arrihet përmes dialogut social, dhe  duke u  mbështetur në rregulloret dhe ligjet që janë në fuqi

0
Creative Theme