Lajme dhe Ngjarje

Takim i FSSHK-së me Punëtoret e Transfuzionit te Gjakut

Posted by:

Sot ne Zyrën Qëndrore te FSSHK-së u mbajt takim me punëtorët e Transfuzionit te Gjakut nga te gjitha Qendrat e Kosovës.

Gjatë këtij takimi u diskutua për pakënaqësitë e tyre  lidhur me mos aplikimin e Kontratës Kolektive Sektoriale  me theks te veçantë tek çështja e pagesës se kujdestarive dhe gatishmërive.

Te gjithë u deklaruan qe me gjëndjen momentale ndihen te degraduar, dhe puna e punëtorëve te Transfuzionit nuk shpërblehet si duhet.

Pas shumë diskutimeve u arrit ne përfundim qe te identifikohen zonat problematike ku nuk  aplikohet Kontrata Kolektive si dhe komisioni i cili do caktohet nga FSSHK të zhvillojë dialog  me Menaxhmentin e Transfuzionit dhe me Ministrinë e Shëndetësisë lidhur me aplikimin e KKS ne menyrë qe te  përmirësohet pozita e këtyre profesionisteve shendetësorë.

 

0
Creative Theme