Lajme dhe Ngjarje

REAGIM

Posted by:

Federata e Sindikatave  të Shëndetësisë së Kosovës  shpreh shqetësimin e saj ndaj rastit  i cili ka ndodhur dje më datë 09.03.2020 në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë.

Mbrëmë më datë 09.03.2020 rreth orës 19:00,  në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë, ka ndodhur sulmi fizik ndaj mjekut të Urgjencës Dr.Valdrin Rakaj, mjeku në fjalë është sulmuar nga familjarët e pacientit  me iniciale A.E , brenda shërbimit të Urgjencës.

Dr.Valdrin Rakaj pasi ka bërë kontrollën ndaj pacientit  i ka dhënë edhe ndihmën mjekësore përmes medikamenteve duke pritur që tani ato të reagonin, por që familjarët e pacientit nuk janë ndarë të kënaqur,  dhe pa të drejtë menjëherë kanë filluar ta sulmojnë mjekun e pranishëm.

Për këtë rast është njoftuar menjëherë Policia e cila ka dalë në vendin e ngjarjes dhe tani po meret me rastin.

Vlen të theksohet se për këtë rast ka reaguar edhe vetë menaxhmenti i këtij Institucioni duke e dënuar ashpër dhunën e ushtruar ndaj mjekut, ndërsa sot më datë 10.03.2020  u mbajt protesta 1 orëshe para Institucionit Shëndetësor të QKMF-Klinënë, duke filluar nga ora  07:00 deri në orën 08:00 të mëngjesit.

Në këtë protestë kanë marë pjesë të gjithë punëtorët Shëndetësor të kësaj qendre së bashku me menaxhmentin,  si dhe Kryetari i Sindikatës së QKMF-Klinë Z.Besnik Rraci, dhe përfaqësues të Odës së Mjekëve të Kosovës.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës dënon rëndë dhunën e ushtruar ndaj punëtorëve Shëndetësorë, dhe kërkon nga instancat më të larta shtetërore që të merren me rastin në fjalë, duke ditur që raste të tilla të turpshme  janë bërë të shpeshta të cilat po e fyejnë rëndë identitetin dhe imazhin  e punëtorëve shëndetësorë në vend.

FSSHK

0
Creative Theme