Lajme dhe Ngjarje

Niveli i korrupsionit në shëndetësi dhe arsim mbetet i lartë

Posted by:

Kështu u tha në tryezën e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë “Korrupsioni në Arsim dhe Shëndetësi”, në kuadër të projektit Luftimi i Korrupsionit dhe Etika në Biznes, të mbështetur nga Programi i UNDP për Përkrahje të Përpjekjeve për Luftimin e Korrupsionit në Kosovë.

Arian Zeka, drejtor ekzekutiv i Odës Amerikane, tha se pavarësisht përparimit, nevojiten përpjekje shtesë në të gjitha hallkat e luftimit të korrupsionit për rezultate më të efektshme në këtë aspekt.

Në lidhje me korrupsionin në shëndetësi, Patrick Etienne nga Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Kosovë, tha se pasojat e këtij fenomeni janë tragjike për arsye se ato ndikojnë në shërbime të cilësisë më të ulët, dhe rrjedhimisht në presion dhe stres në shoqëri, që po rezulton që qytetarët të dalin jashtë shtetit.

Ai tha se problemi kryesor qëndron tek institucionet e larta shtetërore tek të cilat interesi privat mbizotëron atë publik.

Ndërsa, Dr. Blerim Syla, Kryetar i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, tha se mungon vetëdijësimi i shoqërisë civile në raportimin e korrupsionit, duke theksuar rëndësinë e një angazhimi më të madh edhe të medieve.

Ai tha se pavarësisht shqetësimeve të ngritura në këtë aspekt, reagimi i institucioneve nuk ka qenë i duhur.

Arbër Geci, zëvendësministër i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë përmendi gjendjen shqetësuese në arsimin e lartë mbi prezencën e nepotizmit, ndikimeve partiake, dhe profesorët me ngritje të dyshimta akademike.

Ai po ashtu tha se studentët janë pak të informuar në aspektin e raportimit të korrupsionit, gjë për të cilën MASHT planifikon të organizojë fushata në informimin dhe vetëdijësimin e tyre që nga shkollat fillore deri te universitetet.

Edhe Dukagjin Pupovci, drejtor i Qendrës për Arsim të Kosovës, tha se sistemi korruptiv në punësimin e personelit arsimor mbetet shqetësues, si në nivelet komunale ashtu edhe ato ministrore.

Ai po ashtu përmendi korrupsionin në paga në institucionet e larta arsimore, duke theksuar se nxjerrja e paralajmëruar e ligjit mbi pagat do të ndihmonte në eliminimin e disa prej problemeve.

0
Creative Theme