Lajme dhe Ngjarje

Komunikatë për shtyp

Posted by:

Komunikatë për shtyp

Bazuar në deklaratën e Z. Isa Mustafa Kryeministër I Kosovës dhënë një  mediumi të huaj, ne Sindikatat buxhetore shprehim indinjatën tonë të thellë që zoti Kryeministër  haptas tregon se nuk do ta respekton projektbuxhetin e përpiluar nga partneri I koalicionit në të cilën janë paraparë 62 milion euro shtesë për rritje të pagave.

Kosniderojmë se kjo deklaratë mund të tërheq pasoja të mëdha dhe reagime sociale nga anëtarësia jonë.

Nëse për zotin Kryeministër nuk është problem projketi prej 600 milion euro për ndërtim të autostradës,pse qenka problem ngritja e pagave.

Është për të ardhur keq se zoti Kryeministër që vie nga lëmia e ekonomisë deklaron se rritja do të bëhet konform rritjes ekonomike e në anën tjetër harron inflacionin I cili zbeh rritjet e deritanishme.

Neve do të ju drejtohemi Kryeparlamentarit,Kryetarit të Komisionit për Buxhet dhe Financa dhe të gjithë parlamentarëve që kanë marrë vota nga ne me premtimin e rritjes së pagave nga 25% pastaj 43% e deri në 1000 euro,që le të kujtohen mirë para se të votojnë këtë projektbuxhet.

Çdo premtim I dhënë duhet të realizohet ngase arsyetimi I Kryeministrit për mos ngritje të pagave ka qenë pa asnjë argument,aq më keq Kryeministri në Ekspozen e tij pati deklaruar se do të bashkëpunojë me Sindikata,por që në fillim nuk e mbajti atë premtim.

Në këtë reagim të përbashkët ne kujtojmë Kryeministrin dhe Qeverinë për përmbushjen edhe të Kontratës Kolektive të Përgjithshme dhe atyre Sektoriale.

Po ashtu Kryeministri duhet të mendojë edhe për pensionistët dhe kategoritë e dala nga lufta

Në fund njoftojmë opinionin e gjerë se do ti mbledhim organet tona të larta mavrrësisht nga lëvizjet e Qeverisë dhe Parlamentit.

 

Dr.Blerim Syla-Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës

Rrahman Jasharaj-Sindikata e BAshkuar e Arsimit,Shkencës dhe Kulturës

Valbona Kamberi Hoxha-Sindikata e Policisë së Kosovës

Ndue Kalaj-Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës

Asllan Rusinovci-Sindikata e Judikaturës së Kosovës

0
Creative Theme