Lajme dhe Ngjarje

Komunikatë për media

Posted by:

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës përshëndet fillimin e vaksinimit kundër COVID-19 në Republikën e Kosovës të siguruar përmes mekanizimit COVAX i OBSH-së përmes UNICEF programi për Kosovë.

Fillimisht më lejoni të falenderojë Kryeministrin e Shqipërisë Z. Edi Rama për vaksinimin e 500 punonjësve shëndetësor gjë e cila hapi një kapitull të rëndësishëm drejt luftës me Pandminë COVID-19.

Duke qenë vigjilente në përcjelljen e situatës dhe kërkesës që vaksinimi të bëhet në mënyrë sa më masovike, FSSHK, kërkon nga Kryeministri i Republikës së Kosovës Z. Albin Kurti që të shfrytëzoj rastin  të përdor edhe 11,000 vaksina të ofruara nga Kryeministri i Shqipërisë Z. Rama për punonjësit shëndetësor.

FSSHK falenderon 500 punonjësit shëndetësor të cilët u vaksinuan në Kukës si qytetar të parë të Republikës së Kosovës, ata u treguan dy herë HERONJË duke thyer teoritë konspirative mbi vaksinën dhe sensibilizuan të tjerët që të vazhdojnë me vaksinim.

Në fund urojmë dhe kërkojmë që Kosova të fillojë vaksnimin masiv të qytetarëve duke siguruar blerjen e vaksinave të licencuara në treg e  mos të varremi vetëm  nga donacionet.

 

Me respekt,

FSSHK

0
Creative Theme