Lajme dhe Ngjarje

FSSHK takohet me Kryetaren e Grupit te Grave Deputete

Posted by:

Gjate ditës se sotme ne vazhdën e aktiviteteve te FSSHK u realizua takimi me Kryetaren e Grupit te Grave Deputete znj. Mexhide Mjaku-Topalli.

Kryetari i FSSHK-së Dr. Blerim Syla: Ky takim është kërkuar me te vetmen arsye qe ne te bartim tek ju pakënaqësinë  tonë lidhur me gradimin e stafit te mesëm shëndetësorë. E nëse kësaj ja shtojmë edhe faktin qe ky staf dikund 70% është ne përbërje te femrave atëherë ne konsiderojmë qe është duke u bere një diskriminim i madh . Andaj kërkojmë qe ne momentin kur ky Ligj te kalon përmes juve te na ndihmoni neve dhe te ju ndihmoni te gjitha këtyre femrave qe kanë kontribuar edhe ne kohet e vështira qe ka kaluar vendi jonë qe ta kenë një pozitë te dinjitetshme ne shoqëri.

Anëtarja e Grupit znj. Teuta Haxhiu deklaroi qe do përpiqet ne maksimum qe te avancoj këtë sektorë si dhe atë te arsimit sepse janë fushat e vetme ne te cilën mbizotëron fuqia e femrës.

Kryetarja e këtij Grupi znj. Mexhide Mjaku-Topalli  deklaroi qe ka pasur kërkesa edhe nga grupe tjera lidhur me çështjen e  diskriminimit dhe ne duhet qe te punojmë ne ketë drejtim pa u ndikuar politikisht. Ne jemi dikund rreth 39 gra deputet te cilat kur vije çështja për interesat tona atëherë duhet te bashkohemi dhe ti qojmë përpara. Nuk premtoj qe do e bëjmë me te mirën por ne parim e keni mbështetjen tonë për çdo gjë qe është ne dorën tonë.

Kryetarja e Forumit te Gruas se FSSHK znj. Nita Lama-Begolli e falënderoi Kryetaren si dhe ne emër te gjitha grave anëtare te Sindikatës kërkoj mbështetje qe te ju sigurohet një pozitë e dinjitetshme ne shoqëri.

0
Creative Theme