Lajme dhe Ngjarje

NJOFTIM

Posted by:

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës njofton të gjithë anëtarët/et e saj pranë institucioneve shëndetësore se në mbështje të nenit 22 dhe nenin 24 të Statutit të FSSHK dhe  nenit 10  i Ligjit me nr. 04/L-011 për organizimin sindikal, në mbledhjen e rregullt të Këshillit Drejtues pas diskutimit të rendit të  ditës anëtarët e Këshillit Drejtues me shumicë të votave kanë marr vendim me të cilin:

SHPALLEN ZGJEDHJET E PËRGJITHSHME të FSSHK-së nga data 02.09.2021.

Komisioni Qendror Zgjedhor pranë FSSHK-së i autorizuar për procesin zgjedhor ka marr vendim me datë 09.09.2021 që fillimisht të kryhen zgjedhjet duke filluar nga njësitë/repartet/klinikat ku do të delegohen përfaqësuesit për Kuvend Zgjedhor të Sindikatave dhe Seksioneve Sindikale të FSSHK-së.

Ju lutemi që secila njësi/repart/klinikë të i njoftoj anëtarët se përzgjedhja e delegatëve për Kuvend Zgjedhor bëhet përmes plotësimit të DEKLARIMIT VULLNETAR me të cilin jipet pëlqimi për përfaqësim.

Njoftim 09.09.2021

0
Creative Theme