Lajme dhe Ngjarje

Posted by:

Me datë 01 shtator 2020, Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka zhvilluar takim me Zavendësministrin e Shëndetësisë Dr.Luan Gola. Gjatë takimit është biseduar për kategorizimin e shtesave për punëtorët shëndetësor, proces i cili ka përkrahjen e plotë të Ministrit Zemaj dhe Kryeministrit Hoti.
Po ashtu gjendja shëndetësore e stafit mjekësor gjatë pandemisë me COVID-19 mbetetet preokupim i dyanshëm.
Palët u pajtuan që nga java e ardhshme FSSHK-ja do të monitorojë propozim ndryshimet e Ligjit për Shëndetësi.
Në fund Zavendësministri , Kryetarin e FSSHK-së Dr Blerim Sylën e falenderoj për korrektësi dhe bashkëpunim të hapur në këto momente nëpër të cilat po kalon vendi.

Mbesim të hapur në fuqizimin e bashkëpunimit dhe intensifikimin e Dialogut Social.

FSSHK

0
Creative Theme