P r e a m b u l a

 

Ne, punëtorët shëndetësorë, qoftë në sektorin publik apo privat, të organizuar nën ombrellën e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovë, me qëllim të forcimit të unitetit sindikal dhe për të mbrojtur vlerat më të larta sindikale, synojmë kënaqësinë më të lartë të anëtarëve të Federatës në punë dhe me mirëqenie sociale, të cilët kanë vlerësimin maksimal për profesionin e me të drejta në harmoni me kërkesat e tyre. Andaj, duke u mbështetur në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, nenit 44. Paragrafit 2 dhe në harmoni me LIGJIN Nr. 04/-L-011 për organizimin Sindikal, neni 2 paragrafi 1.5, në përputhje të plotë me standardet demokratike, me bazë në vullnetin e anëtarëve të Federatës, delegatët e Kongresit të Federatës, Statutin e Federatës me ndryshim dhe plotësim të Statutit të miratuar më 18.06.2005 në Kongresin e I-rë të Federatës,si dhe me 26.03.2010 në Kongresin e II-të të Federatës,në Kongresin e III-të të Federatës me datë 14.10.2015 miratojmë këtë:

 

Statut të FSSHK-së 14.10.2015