Misioni dhe Vizioni
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), paraqet subjektin e vetëm legjitim, me autorizim përfaqësues, që paraqet organizimin sindikal i cili mbledh rreth vete mbi 11.500 anëtarë aktiv, të cilët në mënyrë të rregulltë paguajnë kuotën e anëtarësisë. FSSHK-ja, me një strukturë të sofistikuar organizative, ofron përfaqësim dhe mbrojtje dinjitoze për të gjithë anëtarët e saj, dhe ka të shtrirë strukturën e saj në mbarë territorin e Republikës së Kosovës. Selia e FSSHK-së gjendet në kryeqytetin e Kosovës, dhe ka të punësuar stafin profesional, përmes të cilit jep ndihmë profesionale për mbarë anëtarësinë e saj.
FSSHK-ja, si organizatë e pavarur dhe e orijentuar në interesa të veçanta mbi mbrojtjen e të drejtave dhe dinjitetit të punëtorëve shëndetësorë, e organizuar sipas parimeve moderne demokratike, dhe funksionalitet të realizuar përmes organeve vendimmarrëse mbi bazën e vullnetit të anëtarësisë, paraqet associmin e punëtorëve shëndetësorë në arritjen e qëllimeve të materializuara në harmoni me kërkesat reale të tyre.