KONGRESI I III-të i FSSHK-së

Me datë 14.10.2015 në ambientet e Hotelit Swiss Diamond Hotel zhvilloi punimet e saj Kongresi i III-të Zgjedhor i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.

Të pranishëm në këtë Kongres ishin 221 delegatë të zgjedhur në Sindikata dhe Seksione Sindikale në pajtim me dispozitat statutare si dhe të certifikuar nga Komisioni Qëndror Zgjedhor i FSSHK-së.

Në Kongres morrën pjesë edhe mysafir të ftuar nga Ministria e Shëndetësisë e përfaqësuar nga Sekretari i Përgjithshëm Dr. Gani Shabani ,ish Ministri i Shëndetësisië tani Ministr  MMPH-Prof. Dr. Ferid Agani,Drejtori i SHSKUK-së Dr. Curr Gjocaj,Inspektorati i Punës i përfaqësuar nga Kryeinspektori i punës .Basri Ibrahimi, organizata sindikaliste si motra vendore,organizatat vendore dhe ndërkombëtre me të cilat FSSHK ka bashkëpunuar gjatë mandatit pesë vejqarë,ish Kryetari i FSSHK-së Dr. Asllan Bajrami,përfaqësuesi i EPSU-së Josef Krejbych,përfaqësuesja e TEHY-t Sari Koivuniemi,si dhe sindikalistët e FSSHK-së të pensionuar gjatë këtij mandati.

Hapjes së Kongresit i priu grupi i vallëtarëve të cilët vallëzuan në ritmin e vallës qame. Nën moderimin e znj.Migena Arllati u hap pjesa ceremoniale e Kongresit  në të cilën u shpalosën të arriturat e FSSHK-së për periudhën 2010 –2015,më pas delegatëve dhe të pranishmëve iu drejtua Kryetari i FSSHK-së Dr. Blerim Syla i cili përshëndeti delegatët dhe mysafirët e ftuar e në veqanti përfaqësuesit ndërkombëtar.Kryetari i FSSHK-së lavdëroi punën e FSSHK-së përgjatë këtij mandati dhe falenderoi strukturat udhëheqëse për angazhimin e tyre.

Kongresi vazhdoi me fjalimin e Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ish Ministrin e Shëndetësisë Prof. Dr. Ferid Agani i cili përshëndeti të pranishmit dhe uroi punë të mbarë delegatëve të Kongresit,pas tij fjalën e mori Dr. Curr Gjocaj Drejtor  Përgjithshëm i SHSKUK-së,si dhe Përfaqësuesit nga EPSU dhe TEHY,pjesëmarrësve në fjalë iu shpërndanë mirënjhoje dhe dekorata në emër të bashkëpunimit me FSSHK-në.

Në Pjesën e dytë të Kongresit të tretë Zgjedhor Kryesia e punës në krye me Kryesuesin e saj propozoi rendin e ditës të cilë unanimisht e votuan delegatët e pranishëm,më pas u votua Rregullorja e punës së Kongresit,Statuti i FSSHK-së dhe Komisionet punuese: Komisioni Verifikues,Komisioni Kandidues,Komsioni Zgjedhor.

Pas verifikimit të delegatëve dhe përcaktimit të kuorumit Kongresi zgjodhi me 220 vota për dhe 1 kundër strukutrën udhëheqëse të FSSHK-së në këtë përbërje:

  1. Kryetari i FSSHK-së Dr. Blerim Syla
  2. Nënkryetari i parë i FSSHK-së Z. Blerim Delija
  3. Nënkryetari i FSSHK-së Dr. Xhemajl Selmani
  4. Kryetar i Këshillit Drejtues-Dr. Jahir Lajqi.

Kongresi i FSSHK-së i mbylli punimet pas miratimit të rezolutave nga ana e delegatëve të pranishëm:

  1. Rezoluta mbi migrimin e punëtorëve
  2. Rezoluta mbi bashkëpunimin e sindikatave vendore dhe ndërkombëtare
  3. Rezoluta për Komitetin e Gruas
  4. Rezoluta për Komitetin  Rinor