KUVENDI I IV-të ZGJEDHOR I KOMITETIT TË GRUAS SË FSSHK-së

Me datë 16.02.2022 ,u mbajt Kuvendi i IV-të Zgjedhor i Komitetit të Gruas të FSSHK-se . Në këtë kuvend ishin te ftuar te gjithe anëtaret e zgjedhur në nivel të Sindikatave të përfaqesuara në FSSHK-se .Fjalën përshëndetëse e mori fillimisht Kryetari i FSSHK-se Dr. Blerim Syla i cili e përshëndeti Kuvendin Zgjedhor të Komitetit të Gruas, duke i falenduar për pjesëmarrje dhe shprehjën e interesimit për udhëheqjen e këtij Komiteti. Kryetari gjithashtu theksoi se respektimi i kuotës gjinore është obligim ligjor por edhe sindikalist duke qenë se pjesën dërmuese të anëtarësisë së FSSHK-së e përbëjnë femrat. Pas fjalëve përshëndetëse të Kryetarit të FSSHK-se Dr. Blerim Syla, ja dha fjalën përshëndetëse Kryetarës në largim të Komitetit të Gruas Znj.Nita Lama Begolli e cila inkurajoj gruan sindikaliste të jetë zë i fuqishëm në Federat. Mandej Kuvendi Zgjedhor filloi me punimet e saj ku fillimisht anëtarët e Kuvendit te IV-te Zgjedhor të këtij Komiteti miratuan Rregulloren e punës së Komitetit i cili rregullon mbarë vajtjen e punës së këtij organi. Pas miratimit te Rregullorës Kuvendi Zgjedhor të Komitetit të Gruas u zgjodh Komisonin Verifikues në përbërje prej 3 anëtarëve.
Procesin zgjedhor që nga fillimi ne pajtim me Rregulloren e punës së këtij Komiteti e ka monitoruar procesin Komisoni Qendror Zgjedhor i FSSHK-së.
Mandej delgatët vazhduan të procedojn me paraqitjën e kanditaturave për Kryetarë /e te Komitetit te Gruas, në proces te votimit moren pjese dy kandidat Znj.Afërdita Xhelili Dervishaj nga QKUK-ja dhe Znj.Teuta Mikushnica nga Spitali Regjional i Mitrovicës, të cilat fillimisht para anëtarëve të Kuvendit paraqiten biografin e tyre.
Pas procesit te votimit i cili ishte i fshehte dhe numrimin e votave Kryetare e Komitetit te Gruas u zgjodh:
Znj.Teuta Mikushnica  e cila  u morri 23 vota nga delegatët prezent për Kryetare e Forumit Gruas të FSSHK-së.Delegatët propozuan pasi që kandidatja Afërdita Xhelili Dervishaj  ka plotësuar nënshkimin dhe ka marrë 19 vota për kandidatë për Kryetare atëherë me automatizëm është propozuar të shkon Nënkryetare e Komitetit të  Gruas së FSSHK-së dhe në mënyr unanim është aprovuar propozimi.
Pas votimit për Kryetare te Komitetit të Gruas, Kuvendi vazhdoi punimet me propozimin e kandidatëve për Kryesi te Komitetit te Gruas.
Anëtarët te Kryesise se Komitetit ne baze te votave te marra nga delegatët e Kuvendit Zgjedhor u zgjodhën:

Teuta Mikushnica– Kryetare e Komitetit të Rinisë

Afërdita Xhelili Dervishaj– Nënkryetare

Elvira Bytyqi– Nënkryetare

Dr.Arta Dakaj-Anëtare e Kryesisë

Vjosa Bejta -Anëtare e Kryesisë