Dr. Naim Sahiti
Kryetar i Këshillit Drejtues
Dr.Naim Sahiti– i lindur në fshatin Budrikë e Eperëm komuna e Vitis, ka të kryer shkollën fillore në Pozharan, ndërsa shkollën e mesmë në Gjilan. Fakultetin e mjekesise si dhe Specializimin nga Mjekesia Familjare në Prishtine. Profesionin e mjekut specialist nga Mjekesia Familjare e ushtroj pran QKMF-se në Viti që nga viti 2005. Veprimtaria sindikale daton qysh nga nisma per krijimin e Sindikatës në Shendetësi dhe ka qen kryetari i pare i sindikates ne QKMF në Viti per katër mandate, njëherët ka qenë 2 mandate Përfaqësues Regjional i Gjilanit si dhe anëtarë i Kryesisë së FSSHK-së dhe anëtarë i Këshillit Drejtues të FSSHK-së. Ka marrë pjesë në shumë trajnim të ndryshm sindikale si dhe trajime për edukim të vazhdueshëm profesional, ka marrë pjesë në komision të ndryshm si dhe në grupe punës të organizuar nga Federata. Tani në Kongresin e -IV te FSSHK-se është zgjedhur Kryetar i Këshillit Drejtues të FSSHK-së i cili është organi më i lartë mbas Kongresit bazuar në Statutin e FSSHK-së.