Historia

 

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës – është organizatë përfaqësuese e punëtorëve shëndetësor në Republikën e Kosovës, e që paraqet organizim sindikal në nivel Federate. Kjo Federate sindikale në gjirin e saj ka rreth 11.500 anëtare dhe përbëhet prej 51 sindikatave dhe seksioneve sindikale të organizuara nëpër insititucione shëndetësore në mbarë territorin e Republikës së Kosovës.

FSSHK ndër vite

 

Pas nismave të viteve të ’90, ku filloi faza e parë tranzicionale e ndryshimeve konceptuale mbi bazën ekonomiko-politike dhe disfatës së bllokut të lindjes që shënohet me rrëzimin e murrit të Berlinit, edhe Kosova si aktore e gjithë pjesës historike të këtyre viteve pati rolin e vet në këto ngjarje. Mbi bazën e kësaj edhe sindikalizmi si pjesë e spektrit shoqërorë të asaj kohe u zgjua dhe ndërroi rrënjësisht pozitën dhe rolin në shoqëri. Deri sa nën ombrellën e sistemit komunist sindikatat ishin ato që përmes tyre shteti kontrollonte klasën punëtore duke promovuar doktrinën e proletariatit, tani sindikata paraqitet si rezistuese e fuqishme e pushtetit represiv të asaj kohe. Në këtë drejtim, duke marr parasysh rrethanat e kohës si dhe pozitën punëtorëve shëndetësor, kjo fuqizoi organizimin e tyre në aspektin sindikal duke dhënë kontribut të konsiderueshëm edhe në aspektin e çështjes kombëtare. Kështu që me qëllim të një organizimi unik sindikal të punëtorëve shëndetësorë, me iniciativën e të ndjerit z.Xhafer Hyseni, më 15.06.1991, në Kaçanik është mbajt Kuvendi i Parë i Sindikatës së Shëndetësisë së Kosovës(SSHK). Në këtë Kuvend është aprovuar Statuti themeltar i SSHK-së, si dhe janë zgjedhur organet drejtuese të SSHK-së. SSHK-ja si subjekt i vetëm sindikal i cili kishte organizuar punëtorët shëndetësorë me qëllim të mbrojtjes të interesave më vitale të tyre si dhe duke dhënë kontributin e jashtëzakonshëm në rezistencës kundër okupatorit serb, SSHK-ja vuri themelet organizimit sindikal jo vetëm në sektorin e shëndetësisë por edhe si anëtare themeluese e Bashkimi të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) dha kontribut në përgjithësi në aspektin sindikal. SSHK-ja në mandatin e parë të udhëheqësisë së atëhershme mbajti edhe Kongresin e II-të më 27.05.1993, ku u miratuan ndryshimet e Statutit të përgatitura nga grupi punues për çështje statutare. Gjatë gjithë viteve të paraluftës, SSHK-ja pati primatin që të udhëheq dhe ti organizon punëtorët shëndetësor në mënyrë absolute deri në çlirimin e Kosovës nga trupat e okupatorit serb. Me përfundimin e luftës dhe çlirimit të Kosovës nga okupatori serb, roli i sindikatave në përgjithësi ka marr një kahie të ndryshme nga ajo e paraluftës gjatë periudhës së okupimit. Tani sindikatat duhet të koncentroheshin pikërisht në përmirësimin e mirëqenies sociale të punëtorëve, si dhe kualifikimin e kushteve në marrëdhënie të punës. Kështu që SSHK-ja paraqitet si trashëgimlënëse e Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës(FSSHK). Në këtë kontekst, me datën 18.06.2005 është mbajtur Kongresi i parë i FSSHK-së në të cilin kanë marr pjesë delegatët nga i gjithë territori i Republikës së Kosovës.

Në Kongres është miratuar në parim Statuti i FSSHK-së, i cili do të paraqite kornizën bazë juridike të Federatës. Në bazë të këtij Statuti janë krijuar edhe organet e reja të Federatës, të cilat do të drejtonin FSSHK-në për katër vitet e ardhshme. FSSHK-ja tani mori rolin e organizatës përfaqësuese të punëtorëve shëndetësorë dhe mori një seri aktivitetesh gjatë kësaj periudhe. Duke pasur për objektiv ngritjen e mirëqenies sociale dhe përmirësimin e kushteve të punës, shënoi një nisëm të re në sindikalizmin e punëtorëve shëndetësorë. Gjatë kësaj kohe FSSHK-ja krijoi një qëndrueshmëri financiare me inkasimin e kuotës së anëtarësisë dhe krijoi infrastrukturë juridike për veprimtarinë e saj. FSSHK-ja përmbushi të gjitha prezumime ligjore për regjistrimin e saj në regjistrin e sindikatave pranë Ministrisë së punës dhe mirëqenies sociale. Dhe në aspektin legjislativ veprimtaria e saj ishte legale dhe e rregullt në aspektin ligjor. Me skadimin e mandatit është mbajtur edhe Kongresi i II-të i FSSHK-së. Ky Kongres është mbajtur në Prishtinë me datë 26.03.2010 me përfaqësimin e delegatëve nga mbarë territori i Republikës së Kosovës. Në këtë Kongres është miratuar drafti mbi plotësimin dhe ndryshimin e Statutit. Ky draft është përpiluar nga Komisioni Statutar i Federatës. Me miratimin e ndryshimeve dhe plotësimeve që i janë bërë Statutit të Federatës, tani Federata emërohet me emërtim të ri si Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës. Statuti i ri përveç disa ndryshimeve formale, pësoi edhe disa ndryshime konceptuale ku bëri që FSSHK-ja të jetë një nga sindikatat më të organizuara në aspektin juridik dhe organizativ. Gjithashtu nga ky Kongres u zgjodh edhe Kryetari i Federatës i cili do të drejton FSSHK-në në katër vitet e ardhshme. Federata tani si përfaqësuese e vetme e punëtorëve shëndetësor në gjirin e saj i mbledh dhe i organizon 13.427 punëtor. FSSHK-ja me një mision të qëndrueshëm synon që t’i ngrit kapacitetet e saj si dhe të reformon vetë konceptin sindikal tek anëtarësia konform kohës dhe kërkesave momentale, duke pasur gjithnjë për qëllim mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe promovimin e vlerave sindikale në anëtarësi.

Pas Kongresit të II-të FSSHK filloi një reformë të re brenda saj. Bazuar në strukturën gjeografike regjionale të Republikës së Kosovës në çdo Regjion ka hapur Zyre Regjionale të cilat janë udhëhequr nga Përfaqësuesit Regjional dhe janë punësuar Zyrtar Ligjor dhe Zyrtar Financiar.

Hapja e Zyreve Regjionale dhe funksionalizimi i tyre ka qenë njëri ndër prioritete e Kryetarit të FSSHK-së DR. Blerim Syla pas marrjes së mandatit udhëheqës dhe ky hap ka rezultuar me sukses sot e kësaj dite, këto Zyre janë një hap më afër anëtarësisë sonë, por edhe një arsye më shumë që punëtorët shëndetësor të informohen me të drejtat dhe obligimet e tyre dhe njëkohësisht ti shpalosin edhe brengat,shqetësimet por edhe padrejtësitë e shkeljet të cilat iu bëhen nga ana e punëdhënësit.

Periudha përgjatë Kongresit të II-të ka qenë periudhë intenzive e punës dhe aktiviteteve sindikale të cilave i ka prirë kryetari i FSSHK-së së bashku me bashkëpunëtorë të ngushtë dhe organet vendimmarrëse të saj.Gjatë këtij mandatit udhëheqës sindikal filloi edhe reforma shëndetësore në të cilin FSSHK ishte ndër akterët kryesor, misioni dhe vizioni i FSSHK në këtë reformë ishte dhe është mbrojtja e instituiconeve publike shëndetësore,mos lejimi i privatizimit repektivsht partneriteti publiko-privat.

Këtë artikull mund ta gjeni edhe në adresën e enciklopedisë me të madhe elektronike,

Kliko:https://sq.wikipedia.org/wiki/Federata_e_Sindikatave_t%C3%AB_Sh%C3%ABndet%C3%ABsis%C3%AB_s%C3%AB_Kosov%C3%ABs