Misioni dhe Vizioni

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), paraqet subjektin e vetëm legjitim, me autorizim përfaqësues, që paraqet organizimin sindikal i cili mbledh rreth vete mbi 11.500 anëtarë aktiv, të cilët në mënyrë të rregulltë paguajnë kuotën e anëtarësisë. FSSHK-ja, me një strukturë të sofistikuar organizative, ofron  përfaqësim dhe mbrojtje dinjitoze për të gjithë anëtarët e saj, dhe ka të shtrirë strukturën e saj në mbarë territorin e Republikës së Kosovës. Selia e FSSHK-së gjendet në kryeqytetin e Kosovës, dhe ka të punësuar stafin profesional, përmes të cilit jep ndihmë profesionale për mbarë anëtarësinë e saj.

FSSHK-ja, si organizatë e pavarur dhe e orijentuar në interesa të veçanta mbi mbrojtjen e të drejtave dhe dinjitetit të punëtorëve shëndetësorë, e organizuar sipas parimeve moderne demokratike, dhe funksionalitet të realizuar përmes organeve vendimmarrëse mbi bazën e vullnetit të anëtarësisë, paraqet associmin e punëtorëve shëndetësorë në arritjen e qëllimeve të materializuara në harmoni me kërkesat reale të tyre.

Misioni i FSSHK-së:

1. Mbrojtja e të drejtave të punëtorëve shëndetësorë në Republikën e     Kosovës,

2. Ruajtja e dinjitetit personal dhe kolektiv të punëtorëve shëndetësor,

3. Promovimi i vlerave profesionale dhe humane në vendin e punës dhe ambientin social,

4. Kontribuimi në drejtim të zhvillimit dhe avancimit të shërbimeve publike në sektorin e shëndetësisë

5. Vetëdijësimi I anëtarësisë dhe profesionalizimi mbi organizimin sindikal,

6. Promovimi I barazisë etnike, racore, fetare, gjinore dhe sociale në suazat e organizimit sindikal dhe shoqërisë në përgjithësi,

7. Forcimin e partneriteti social në nivel kombëtar dhe rajonal.

Metodologjia e punës:

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), në cilësinë e subjektit juridik, si akt më të lartë juridik ka Statutin, në të cilin përfshihen parimet themelore të organizimit sindikal sipas demokracisë përfaqësuese dhe mbi vlerën e vullnetit të anëtarësisë së saj.

FSSHK-ja, disponon me organe  të cilat drejton veprimtarinë e saj, sipas standardeve të përcaktuara në aktet themelore si dhe vendimet e organeve më të larta të FSSHK-së. Gjitha organet e FSSHK-së, zgjedhen sipas parimeve demokratike, mbi frymën e vullnetit të anëtarëve të saj.

FSSHK-ja, duke synuar stabilitetin e saj vetanak dhe për të krijuar sigurinë organizative dhe funksionale të saj, ka burimin e saj financiar me të cilin plotëson kërkesat mbi realizimin e veprimtarisë së saj.

Për ti mbrojtur qëllimet kryesore, të sanksionuara në aktet më të larta të FSSHK-së, ajo zhvillon parimisht dialogun social me akterët në fjalë, dhe në rast të mosmarrveshjeve apo dështimit të dialogut, me potencialin e saj, ushtron presion te punëdhënësi përmes masave sindikale të lejuara me ligj.

Vizioni i FSSHK-së

Me një histori disa vjeçare, si dhe me organizim të veçuar në Republikën e Kosovës, FSSHK-ja ka arritur që të jetë në skenë në cilësinë e përfaqësueses së vetme të punëtorëve shëndetësorë. Duke I marr parasysh të gjitha këto fakte dhe kërkesa të vazhdueshme të punëtorëve shëndetësorë, FSSHK-ja do të mundohet të jetë:

– Organizim sindikal me tipare referuese sipas standardeve ndërkombëtare

– Subjekt mbrojtës dhe solidar për të gjithë punëtorët shëndetësorë

– Të mbrojë vlerat më të larta sindikale, duke synuar kënaqësinë më të lartë të anëtarëve të Federatës në punë dhe me mirëqenie sociale

– Organizim me cilësi superiore dhe efikase për të vepruar në çdo kohë.

Sinqeriteti është arma e veprimit tonë, ndërsa profesionalizimi parimor i ndërgjegjies sonë. Në shërbim publik, për shtetin, për kombin – FSSHK të mbron, ju mbron….