Lajme dhe Ngjarje

Trajnimi i Liderëve të rinj sindikal nga Komiteti i Gruas dhe atij Rinor të FSSHK-së 10-12 Nëntor 2017

Posted by:

Duke filluar nga data 10-12 Nëntor 2017 FSSHK në mbështetje të Olof Palme International Center ka organizuar trjanim dy ditor për Liderët e rinj Sindikal të Komitetit të Gruas dhe atij Rinor.

Hapjen e trajnimit e bëri Kryetari i FSSHK-së dr. Blerim Syla, me ç’rast i njoftoj te pranishmit për rendesinë e këtij trajnimi me theks te veqantë ndikimin e tijë ne zhvillimin e aktivitetit sindikal në edukimin e brazave të rinj si dhe ngritjen e kapaciteteve të Komitetit të Gruas dhe atij Rinor, poashtu të pranishmit i përshendeti edhe përfaqësuesi i OLOF PALM CENETER z. Levent Biqaku.

Pjesëmarresit në këtë trajnim (e qe ishin nga te gjitha Regjionet) patën mundësin qe te perfitojnë njohuri te detajizuar lidhur me Biesdimet, Negociatat, Kotratën Kolektive,Kontratën Individuale Komunikimin me media dhe një sërë temash të cilat u trajtuan gjatë trajnimit.

 

Ligjerues ishin profesori i mirënjohur Dr. Minella Mano si dhe gazetari Z. Arben Rashit, pjesëmarresit u ndan shumë të kënaqur me formën e organizimit, ligjërimit si dhe me njohurit që perfituan. Në fund u mbajt edhe ceremonia e ndarjes së Certifikatave me ç’rast u bë edhe përmbyllja e këtij trajnimi.

   

0
Creative Theme