Lajme dhe Ngjarje

Takim me Kryetarin e Komunës së Malishevës

Posted by:

Në vazhdën e takimeve të aranzhuara nga ana e FSSHK-së me Kryetarët e Komunave të Kosovës,delegacioni i FSSHK-së takoi Kryetarin e Komunës së Malishevës Z. Ragip Begaj.

Gjatë këtij takimi Kryetari i FSSHK-së prezentoi aktivitetet e FSSHK konkretisht aktivitetet për përmirësimin e infrastrukturës ligjore të punëtorëve shëndetësor, e informoj me problemet me të cilat përballet shëndetësia, me ligjin për shëndetësi, defektet e këtij ligji, moszbatimin e ligjit nga menaxhmentet e institucioneve shëndetësore, si dhe për angazhimin e sindikatës për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.

Ndërsa, përfaqësuesi i sindikatës së shëndetësisë në QKMF të Malishevës Z.Shklzen Sahitaj, paraqiten disa ankesa si: dallimet në pagesa në pozita të njëjta, mospagesa për punën shtesë, pastaj kërkuan që punëtorët shëndetësor që punojnë në emergjencë të stimulohen për punën që bëjnë, pasi që janë direkt të rrezikuar, sidomos gjatë sezonit të etheve hemorragjike, kur janë në kontakt direkt me rriqra dhe persona të infektuar. Po ashtu, ata kërkuan zbatim të ligjit dhe zgjidhjen e problemeve që ata kanë si obligimet që ka komuna për punëtorët shëndetësor ose të kundërtën do ti përdorin format tjera, përmes gjykatave për realizimin e të drejtave të tyre.

Kryetari i Komunës Z.Begaj theksoj se është i përkushtuar për shëndetësinë në përgjithësi dhe në veçanti për punëtorët shëndetësor dhe  është i gatshëm të bëj gjithçka që e lejon ligjin.

Për të gjitha këto probleme, kryetari Z.Begaj, premtoi dhe u zotua se do të angazhohet maksimalisht për zgjidhjen e të gjitha problemeve, brenda ligjit dhe mundësive që ka.

0
Creative Theme