Lajme dhe Ngjarje

TAKIM ME KOMISIONIN PARLAMENTAR PËR SHËNDETËSI

Posted by:

Sot delegacioni i FSSHK-së I përberë nga Kryetari Dr. Blerim Syla, Nënkryetari Dr. Xhemail Selmani dhe Dr. Islam Krasniqi kane marrë pjesë ne mbledhjen e Komisionit Parlamentarë për Shëndetësi. Ne fjalën hapëse kryesuesja e këtij grupi.

Deputetja Besa Baftiu deklaroi qe Komisioni i shqyrtuar kërkesat e FSSHK-së dhe te gjitha grupeve tjera te interesit dhe janë bere amendamentet te cilat janë dërguar tek Komisioni për Administrate publike dhe pritet qe te vie projektligji për lexim te dytë. Edhe ne jemi dëshmitarë për premtimet qe janë bërë dhe duhet te gjithë te bashkohemi ta bëjmë një zgjidhje dhe ti japim shtytje përpara këtij procesi.

Kryetari i FSSHK Dr. Blerim Syla deklaroi: Nuk është hera e parë qe  Sindikata po tenton qe te bashkëpunojë qoftë me Komisionin për Shëndetësi , Kryeministrin, Kryeparlamentarin, Ministrin e Shëndetësisë, Ministrin e Financave etj. Kemi mbajt shumë takime dhe na janë dhënë shumë premtime, i kemi shterur pothuajse te gjitha mundësit për dialog dhe  siç po shihet nuk është parapa rritja as ne projektbuxhet e lëre më te bëhet Ligji mbi Paga. Kemi dëgjuar qe edhe nëse Projektligji kalon është lyp kohë shtesë qe ai te fillojë te aplikohet andaj me duhet qe te ju informojë qe punëtorët janë lodhur. Sot kemi ardhur këtu te ju lutemi edhe njëherë qe te na ndihmoni ta shtyjmë këtë proces përpara, përndryshe nesër do mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues te FSSHK-së ku do te merret vendim për masat qe do ndermirën dhe kam frikë qe do kalojmë ne masa radikale. Ne nuk po kërkojmë  rritje vetëm për mjeket siç është e proklamuar neper televizion ne po kërkojmë kategorizim i cili do e ngris mirëqenien për gjithë dhe do ktheje dinjitetin për punëtorët shëndetësore.

Deputeti Haxhi Avdyli : Ju përgëzojmë për punën qe e bëni ne ngritjen e zërit të punëtorëve shëndetësorë. Mendoj qe neglizhenca ndaj shëndetësisë si  sektor ka krijuar këtë situatë te rënde, me te gjitha parashikimet nuk e besoj qe Ligji do kaloj këtë vit kjo do mund te ndodh vetëm nëse merret një vendim politik nga ana e qeverisë i cili do e përshpejtonte procesin.

Deputeti Naser Rugova: Asnjë qeveri nuk i ka dhënë vendin e merituar punëtorëve shëndetësore dhe shëndetësisë si sektorë, unë kisha dashtë qe sot te mos mblidhem te diskutojmë për  ketë teme por te mblidheshim për ta kaluar ketë ligj. Edhe pse kërkesat e punëtorëve shëndetësore janë legjitime unë kisha kërkua nga ju qe te reflektoni dhe te mos filloni me masa radikale sepse kështu vetëm dëmtohet popullsia por te tentojmë qe te dialogojme dhe ta kalojmë si proces sa ma shpejtë.

Dr. Islam Krasniqi: Shumë te qarta janë kërkesat tona , ne nuk po kërkojmë asgjë më shumë vetëm se ti kthejmë dinjitetin punëtorit shëndetësorë, përgjegjësia bie mbi ne jo mbi deputet nëse diçka ndodh por ne vetëm duam ta kthejmë dinjitetin e munguar.

Deputetja Drita Milaku: Ne konsiderojmë që kërkesat e punëtorëve janë legjitime, ne i kemi dergu amendamentet për këtë projektligj, por i njëjti nuk ka ardhur ne lexim te dytë tek ne. Konsiderojmë qe me një vendim politik do mund te rregullohej gjendja edhe pse këto vendime ma shumë janë elektorale dhe  nuk ju besojmë.

Nënkryetari Dr. Xhemail Selmani: Ne e kemi konsumuar dialogun dhe kemi ardhur ne atë stad ku për kërkesat e punëtorëve shëndetësorë duhet te luftojmë. Është momenti i fundit  qe te reflektoni sepse është me mirë ju si deputet te bëni 1 orë tollovi ne Kuvend sesa ne 1 orë në rrugë, tani kur ne po diskutojmë disa kolegë tonë po e vazhdojnë grevën. Qe 1 vit ne kemi investuar shumë ne këtë proces dhe nëse nuk merret një vendim atëherë masat radikale janë te pashmangshme sepse pritja dhe durimi jonë janë shpenzuar.

Deputetja Time Kadrijaj: Këto janë probleme te grumbulluara tash e sa vite sepse shëndetësia asnjëherë nuk ka qenë prioritet i asnjë qeverie. Ne si Komision i kemi dërguar vërejtët tona por procedurat janë te tilla, na është premtuar qe se shpejti do te vie projektligjin ne kuvend për votim, andaj kërkojë nga të gjithë ju qe kur te vie ta votoni.

Deputeti Bekim Haxhiu: Jo vetëm çështja e pagave është problem tek punëtoret shëndetësorë po edhet e edhe infrastruktura kushtet e punës etj. te cilat e rendojnë gjendjen. Projektbuxheti e ka parapa rritjen substanciale te pagave, ne duhet qe se bashku sic i kemi dërguar amendamentet te punojme qe ky projektligj te kaloje. Unë ju falënderoj për sensibilizimin përmes grevës dhe shpresojë qe akteret relevant te sensibilizohen sepse një dite e humbur ne shëndetësi është shume e madhe.

Kryetari i FSSHK-së Dr. Blerim Syla Po deklaroj edhe njeherë qe ne kemi ardhur këtu te ju lusim ne emrin e 14 mijë punëtorëve shëndetësorë te na ndihmoni, jemi te vetëdijshëm për gjendjen aktuale por ne jemi lodhur dhe mundet shumë lehtë situata te na del nga dora.

 

 

0
Creative Theme