Lajme dhe Ngjarje

Sqarim për Opinion

Posted by:

Sqarim për Opinion

Demantim I artikullit”Blen banesë me para të Sindikatës” fq. 06 të datës 14.04.2014 e përditshmja Zëri.

E nderuar Redaksi,

Duke mbetur me shpresë se do ta publikoni në mënyrë imediate në Gazetën tuaj demantin për artikullin në fjalë dhe që të vazhdojë bashkëpunimi I Sindikatave dhe shoqërisë civile,në vazhdim po ua sjell disa fakte të cilat kanë të bëjnë me të vërtetën.

Para kësaj po ju informojë se me qëllim të ruajtjes së imazhit të gazetarisë në Kosovë dhe Gazetës tuaj të nderuar nuk do të përmendi emra.

Ja faktet!

  1. Titulli I artikullit(Bleu banesë me para të Sindikatës),po ju njoftoj se Zyra qëndrore e FSSHK-së (banesa) nuk është blerë në emër të Blerim Sylës dhe nuk është pronë private e Blerim Sylës por është blerë në emër të FSSHK-së,gazetarit tuaj të nderuar ia kemi spjeguar procedurat dhe besoj se I ka inqizimet.
  2. Unë kam marrë mandatin në Mars të vitit 2010.pra ky është mandati I parë si Kryetari I FSSHK-së e jo mandati I katërt siq thuhet në artikullin tuaj.
  3. Shumë organizata të huaja dhe OJQ vendore kanë blerë asete nga individët të cilët punojnë me shitblerjen e patundshmërive,andaj nuk e kuptoj se pse duhet të përmendet personi nga I cili ëhstë blerë ky aset.
  4. Sa I përket borxheve unë nuk mendoj se Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës I ka borxh ndokujt,por para se të dilni me konkludime me thënie të disa individëve të cilët kanë marrë pjesë në shitjen e aseteve të Kosovës,merrni lexoni Ligjin mbi organizimin sindikal,Statutin e Konfederatave të Kosovës si dhe sa të papunë kanë mbetur në Kosovës nga këto privatizime nga individët të cilët pretendojnë se FSSHK-ja ka borxhe.
  5. Duke mos dashur të krijojë huti tek punëtorët shëndetësor nuk do të mirrem me Sindikata fantome të cilat I kanë të hapura procedurat hetimore për mos ofrimin e dokumenteve për auditim të jashtëm.
  6. I bëj me dije disa individëve që thirren në emër të OJQ-ve dhe tani partive politike që së pari të bëjnë transparente të ardhurat dhe fondet e financimit e pastaj të mirren me Sindikata,sepse FSSHK qdo vit konform Ligjit  mbi organzimi sindikal bën auditimin e jashtëm profesional.
  7. Redaksi e nderuar unë Dr. Blerim Syla Kryetar I FSSHK-së I martuar me dy fëmijë ju deklarojë haptazi pasurinë time:
    • Banesë në Prishtinë-67 m2;
    • Shtëpi në Gjakovë-420 m2;
    • Dyqan në qendër të Gjakovës 28 m2.

Ndërsa nëse ju intereson edhe ndonjë pasuri tjetër mund të hulumtoni,(është për të ardhur keq se si mundoheni të mirreni me individ të cilët kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribojnë në shtetformimin e Kosovës).

Mbes me shpresë që këto fakte të publikohen sa më shpejtë në gazetën tuaj të nderuar,por nëse keni ndonjë dilemë ju thërras Ju dhe të gjithë individët e Republikës së Kosovës në një debat publik në cilin do medium që ju e përzgjedhni.

P.S. duke shprehur respektin edhe njëherë për gazetën tuaj ju lutem që të publikoni demantin tim,përndryshe unë jam I obliguar të veprojë në mënyra tjera juridike.

Dr. Blerim Syla –Kryetar I FSSHK-së

0
Creative Theme