Lajme dhe Ngjarje

Reagim

Posted by:

Sindikat e QKMF-Podujevë shpreh shqetësimin e saj ndaj dhunës fizike e cila ka ndodhur  në Emergjencën e QKMF-së Podujevë ndaj mjekut të kësaj qendre A.B. Rasti ka ndodhur diten e Diel me datë 20.03.2022 ku mjeku A.B është sulmuar fizikisht nga një pacient.

Veprime të tilla ndaj profesionistëve shëndetësor janë të dënueshme dhe të patolerueshme, përderisa një akt i tillë i ulët siç është dhuna fizike  kryhet  në ambientin e punës,

Kryesia e sindikatë pranë QKMF-Podujevë fton organet e rendit dhe të drejtësisë të veprojnë konform legjislacionit në fuqi që ndaj kryerësve të kësaj vepre të shëmtuar të shqiptohet dënimi meritor, duke ditur që raste të tilla të turpshme  janë bërë të shpeshta të cilat po e fyejnë rëndë identitetin e punëtorëve shëndetësorë në vend.

Punëtorët shëndetësor po dëshmohen çdo ditë për punën, profesionalizimin dhe përkushtimin e tyre në ofrimin e shërbimeve shëndetësore ndaj qytetarëve të vendit, edhe për kundër faktit të përballjes me kushtet e punës, sigurinë gjatë kësaj periudhe me Pandeminë COVID-19  por edhe në përditshmërinë e tyre.

Në kontest të kësaj edhe Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës e ka dënuar rënd dhunën e ushtruar ndaj punëtorit shëndetësorë (anëtarit të FSSHK-së), dhe kërkon nga instancat më të larta shtetërore që të merren me rastin në fjalë, duke ditur që raste të tilla të turpshme  janë bërë të shpeshta të cilat po e fyejnë rënd identitetin dhe imazhin  e punëtorëve shëndetësorë në vend dhe i fton organet e rendit dhe të drejtësisë të veprojnë konfrom legjislacionit në fuqi që ndaj kryerësve të kësaj vepre të shëmtuar të shqiptohet dënimi meritor.

Me respekt

FSSHK

 

 

0
Creative Theme