Lajme dhe Ngjarje

Reagim

Posted by:

Pas njoftimit të marr nga ana e Sindikatës së Spitalit  Rajonal Mitrovicë  se me datë 04 Dhjetor  rreth orës 20:00 janë sulmuar fizikisht dy punëtorë shëndetësor- infermierë (anëtarëve te FSSHK-së) në vendin e punes me iniciale F.M dhe A.H, të cilët kanë marrë lëndime trupore  nga familjarët e pacientëve, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës përmes këtij reagimi dënon ashpër sulmin e ushtruar me të cilin janë duke u  ballafaquar punëtorët shëndetësor në Spitalin e Mitrovicës.

Pas sulmit Sindikata e Spitalit të Mitrovicës me datë 06 Dhjetor do të organizon protestë 30 minutshe para Objektit të Spitalit Regjional të Mitrovicës prej orës 8:30 -09:00, e cila është  përkrahur edhe nga organet qendrore të FSSHK-së. Kjo protëstë organizohet në shenjë solidarizimi me profesionistët shëndetësor të cilët sulmohen në vendin e punës  respektivishtë në Emergjencë.

FSSHK në vazhdimësi ka ngritur zërin e saj për të gjitha rastet e dhunës së ushtruar ndaj punëtorëve shëndetësor, kërcënimeve dhe shantazheve të cilat ndikojnë drejtëpërsëdrejti në ushtrimin e profesionit por edhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore.

FSSHK kërkon nga Organet e Drejtësisë të merrën me rastin në fjalë dhe sulmuesit e profesionistëve shëndetësor të nxjerrin si përgjegjës.

FSSHK do të përdorë të gjithë autoritetin në mbrojtje të punëtorëve shëndetësor dhe anëtarëve të saj. Ngrisim zërin tonë, të vendosur që të mbrojmë dinjitetin dhe vlerën njerëzore, që një herë e përgjithmonë këto veprime barbare të ndalen dhe të gjejnë dënimin meritor për kryerësit e këtyre veprimeve.

FSSHK

0
Creative Theme